Pushimet e Francesko Totit, ne kete Krishtlindje dhe festave te fundvitit, do te jete ne ishujt Maldive. Per kapitenin e Romes eshte mbyllur nje vit fantastik, sidomos me “dopieten” e shenuar menjehere pas rikuperimit nga demtimi, ndaj Sampdorias. Ne nje interviste te dhene per “Calciomercato.it”, lideri i kryeqytetasve eshte ndalur ne urimin e Krishtlindjeve, por ka folur sidomos per kampionatin dhe Champions: “Fitorja ndaj Sampdorias eshte mbyllja me e bukur e vitit dhe ndihem i lumtur, sepse shenova pas demtimit. Por, edhe pse Interi nuk ndalet, jam i bindur se mund te luftojme si te barabarte deri ne fund, edhe pse jemi shtate pike prapa. T^e shpresojme qe te gabojne edhe ata. Reali ne Champions? Nuk e kam frike dhe do te mberrijme gati per ate ndeshje te rendesishme, duke shpresuar kalimin e turit, ashtu si ndodhi me Lionin, sezonin e shkuar”.