Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Mancini: Ky Inter eshte perfekt!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Mancini: Ky Inter eshte perfekt! Empty
MesazhTitulli: Mancini: Ky Inter eshte perfekt!   Mancini: Ky Inter eshte perfekt! Icon_minitime27/12/2007, 20:16

Mancini kerkon gjithmone perfeksionin dhe ndonjehere e arrin ate, sepse fitorja ne derbi eshte pjese e nje projekti afatgjate dhe i nje Interi qe nuk di te ndaloje, por vetem te “shtype” rivalet. Zikaltrit jane perseritur, ashtu si sezonin e shkuar, kur arriten te permbysnin avantazhin kuqezi. “Dhurata” me e bukur per festat e fundvitit dhe sidomos per Krishtlindjet. Analizimi i ndeshjes nuk ka munguar per trajnerin e kampioneve te Italise: “Ne pjesen e pare luajtem shume me mire dhe meritonim edhe golin e dyte, sepse Milani u terhoq prapa pas avantazhit, i cili edhe me nje zotesi te Pirlos. Ndersa, ne pjesen e dyte vuajtem shume. Por, ndeshjen e mireinterpretuam, ne te gjitha aspektet, duke merituar fitoren. Kur pashe se Ambrozini doli ne sulm, bera gabim qe nuk e forcova edhe me shume mbrojtjen, por per fatin tone te mire nuk ndodhi asgje”. Ibrahimovic nuk shenoi, por nga kembet e tij lindi goli i Kruzit: “Nuk ishte ne 100% per shkak te nje demtimi qe ka pasur ne pulpe, gjate javes, por kur ka topin ne kembe mund te krijoje”. Manco i dergon edhe nje “kartoline” Adrianos ne Brazil: “Duhet te vazhdoje te stervitet ashtu si po ben dhe te kthehet edhe me i forte”. Fair Play? “Nuk ishte nje ritual i detyrueshem, por ne vullnetin tone”.

“Aktoret” e derbit, mes gezimit dhe hidherimit

Buzeqeshje dhe fytyra te trishtuara, gezim dhe hidherim. Dy pale te percara mes tyre, qe e analizojne sipas menyres se tyre derbin e Milanos. Zikaltrit jane te paret te cilet flasin per nje fitore te mrekullueshme, ne nje dite magjike per ta. Autori i golit, Esteban Kambiaso eshte teper i emocionuar: “Keto jane ndeshje qe njerezit ndjejne me shume dhe mezi presin qe te shohin. Gjate gjithe javes pergatiten te tilla supersfida. Te fitosh eshte dicka e bukur, mbi te gjitha per tifozet. Ky vit ishte fantastik per ne”. Edhe Marko Materaci eshte teper i lumtur: “Te arrish nje sukses ne derbi eshte nje lavdi. Me pelqeu shume deshira e skuardes per te mbrojtur fitoren me te gjitha forcat, kur Milani sulmonte. Ishte nje dhurate e bukur Krishtlindjesh, per ne dhe per tifozet”. Zlatan Ibrahimovic nuk ka shenuar, por eshte i kenaqur me ekipin: “Nuk ishte e lehte te permbysje disavantazhin ndaj nje ekipi si Milani, por ia arritem dhe treguam se jemi me te forte se kuqezinjte. Edhe pse nuk shenova, jam i lumtur, sepse fitoi ekipi”.Ndersa Klarens Sedorf eshte polemik: “Meritonim me shumese humbja, edhe pse Interi kishte rastet me te mira, duke qene superior, ne planin e lojes”. Odo teper i zhgenjyer: “Duhet te jepej penallti ne rastin e Kakase dhe ne luajte ashtu si Interi, te barabarte”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
 
Mancini: Ky Inter eshte perfekt!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars :: Sporti :: Futboll-
Kėrce tek: