Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar...

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Empty
MesazhTitulli: Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar...   Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Icon_minitime27/12/2007, 20:34

Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Empty
MesazhTitulli: Intervist me Kachoo 039Records   Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Icon_minitime27/12/2007, 20:37

Per ta filluar kete interviste a keni mundesi te na tregoni diqka me shume rreth Kacho's?

Kacho...jom 24 vjeqar..jetoj n'Californi t'Kosoves PEJĖ..jom antar i grupit 039 Records

Kur keni filluar me rap edhe cila ishte kenga e pare qe e realizuat?

Me Rap kom fillu vitin 2004 e konga e pare qe e kom inqizu osht Tradhtia me Rajmond Beranin-Mondin a.k.a. DaemonD

Perveq muzikes, me ēka mirreni ne kohen e lire?

Perveq muzikės merrem me sport,luj Futboll me shoqni edhe Sony PlayStation prej 12-ve deri n'mengjes hehe.

Qka mendoni per muziken rap shqip n`pergjithsi?

Mendoj qe osht ty perparu shumė si zhanėr edhe qė populli e sidomos rinija kanė fillu me ndigu e me kuptu qė RAP osht muzika e cila vlen me u ndigu,se ka domethėnje shumė t'kjart,edhe o mėnyra ma e lehtė pėr me shpreh qata qe e ndin edhe qat send qe t'mundon etj..

A e veqoni ndonjė nga repi shqiptar qė mendoni qe po sjell diqka te re?

Sa per fillim do t'i veqoja krejt 039-shat sidomos Singullar Kodoshin dhe DAI qė janė ndėr Reperat mė tė mirė Shqiptar...

Me cilėt repara/grupe rap shqiptare keni bashkpunuar dhe pritet te bashkėpunoni?

Pėrpos kolegve nė 039 Records,i kom disa bashkėpunime me Bronx Albo prej A.B.I. nga New York ndėrsa nė tė ardhmen priten disa bashkėpunime me disa Repera nga Tetova,Prishtina etj...

A pritet ndonje kėngė/album apo video-klip i ri nga ju?

Pėr momentin priten disa kėngė tė reja e ndoshta edhe ndonjė video-klip...e sa per album ka vakt...

Ēka mendoni per internetin dhe ndikimin e tij ne muzikė?

Mendoj qe ėshtė shumė send negativ edhe aspak e mirė pėr "Reperat" se kur krejt kongt e albumit i gjen nė internet,ndersa albumet e kėngėtarve ''trop'' qe nuk vlen as mi kqyr e le mi ndigu,shiten me mijėra kopje nėper Cd-shopat tanė...shumė keq shumė !

A keni mundėsi njė freestyle?

2007-ta n'Pejė edhe 1 Ver,Dri-At brothers jon bo gati ma shum se vjet me ther
www.peja-rap.com ku Pejonski me zemer Rapovatet,
qaja qka shkruhet meniher thuhet e nuk zgatet me muj e vjet,
me bo ni send me Pejon onder e ki e ton jeten pret
Kacho n`Mikrofon,ti je mbas hala je me Gramafon
e aj tjetri Rap me AudioKaseta ndigon,ju qe ja mbani vetit MC,
kur jeni ngat 039-shave nuk vreheni nuk keni as 1% perparsi
ktu gatuhet Rap per Pejon e t'bardh e jo per jahudi e t'zi...

Qka mendoni per Peja-Rap.com?

Mendoj qe qytetit t'Pejes ju ka nevojit shumė nje web-sajt i tillė,tfalenderoj shumė ty Atdhe per kėtė inciativė ju deshiroj tė gjitha te mirat,do ta kesh perkrahjen e tė gjithėve,Peace.

Ndonje mesazh per fund?

I pėrshendes krejt vizitorėt e ketij web-sajti edhe i porosis le t'knaqen me rep-pejon edhe i paralajmėroj pėr supriza t'reja nga Kacho..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Empty
MesazhTitulli: Getoar Selimi takimi me Reperin 50 Cent ishte i Veēantė   Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Icon_minitime27/12/2007, 20:38

Mė 3 dhjetor, ju Getoar Selimi (Ghetto Gold), kemi qenė pjesėmarrės nė njė koncert qė ka mbajtur reperi i njohur botėrorė “50 Cent” nė Zagreb. Si ndodhi qė tė jeni ju aq afėr kėtij reperi?

Getoari: Kam raporte shumė tė mira me njė reper tė Kroacisė qė quhet Nered. Ėshtė shumė i njohur atje. Ai ka qenė pjesė kryesore e organizimit tė koncertit tė “50 Cent” qė ka mbajtur nė Kroaci dhe ftesa mė ka ardhur nga Nered qė tė pėrcjellė si VIP kėtė koncert. Meqė i kam pasur katėr ftesa, kemi shkuar unė, Gazetarja e RTK-sė, Hana, Ledri nga “Skills” dhe Tuna. Kėshtu qė nė bazė tė lidhjeve qė kemi pasur, kemi arritur qė tė jemi pjesė e tri grupeve tė gazetarėve qė kanė pasur shansin tė intervistojnė reperin e njohur “50 Cent”. Kėshtu qė bashkė me Hanėn qė e bėri njė intervistė me atė, ishim edhe unė, Ledi dhe Tuna tė pranishėm nė dhomėn e tij tė posaēme dhe aty qėndruam 8 minuta. Intervista qė bėri Hana u pėrmblodh nė 6 minuta dhe pastaj nė montazh u shkurtua edhe mė shumė ajo. Dhe koha tjetėr prej 2 minutave ishte njė bisedė e lirė jona me “50 Cent”.

Ēfarė ishte takimi me tė?

Getoari: Ishte njė njeri shumė i veēantė, u befasuam me thjeshtėsinė e tij. Ky ka qenė njė fat yni qė tė bisedojmė me tė sepse pėr tė mbėrritur deri te ai ėshtė dashur tė kaloje shumė post blloqe.

Getoar, problemi qėndron se gjatė koncertit 50 Cent para publikut ka pėrmend edhe emrin e kompanisė suaj “Baba Record”, ndėrsa RTK-ja nuk e ka transmetuar kėtė sekuencė. Pse ndodhi kjo?

Getoari: Ėshtė e vėrtet qė “50 Cent” ka pėrmendur emrin e kompanisė qė udhėheq unė, pra atė “Baba Records” dhe kjo sekuencė u censurua prej Antonio Gashit, producent nė RTK, i cili ishte arsyetuar se kjo ėshtė njė reklamė shumė e madhe pėr ne. Unė mendoj se kjo nuk ishte njė reklamė e madhe vetėm pėr ne qė jemi pjesė e “Baba Records”, por njė reklamė shumė e madhe edhe pėr tė gjithė shqiptarėt. E them kėtė pėr arsye se “50 Cent”, momentalisht reperi mė i njohur botėrorė, nė asnjė koncert tė vetin nuk pėrmend emra tė kompanive. Faktikisht kjo sekuencė ėshtė edituar nė shumė media tjera, si nė Youtobe.com e shumė televizione tjera shqiptare qė kanė pasur material nga koncerti i “50 Cent” nė Kroaci. Mendoj se kjo ėshtė njė dobėsi e RTK-sė.

Si e vlerėsoni atė qė ka thėnė pėr ju reperi 50 Cent?

Getoari: Unė e respektoj shumė atė qė e ka bėrė pėr ne reperi “50 Cent” sepse ėshtė njė gjė shumė e madhe. “50 Cent” ka bėrė turne nėpėr tė gjithė Evropėn dhe nuk e ka bėrė njė gjė tė tillė pėr askėnd, ndėrsa kjo pėr ne ėshtė gjė e madhe. Reperi “50 Cent”, nė intervistėn dhėnė RTK-sė, pos qė ka pėrmendur emrin e kompanisė, gjithashtu shprehi dėshirėn qė tė dėgjoj diēka nga repertori ynė dhe qė nė tė ardhmen mund tė bėjė diēka me ne.


Ju kishit njė marrėveshje qė tė kėndoni nė kėtė koncert tė “50 Cent” -it nė Kroaci, pse nuk ndodhi kjo?

Getoari: Po ashtu ishte, por kjo nuk ndodhi pėr arsye se Agoni dhe DJ Blunt nuk patėn mundėsin tė vijnė shkaku i disa angazhimeve tjera.

“50 Cent” mė 17 dhjetor do tė jetė nė Prishtinė, do tė jeni ju pjesė e koncertit tė tij?

Getoari: Nuk mendoj se do tė jemi pjesė e atij koncerti edhe pse ende ėshtė herėt tė them diēka definitive.

Pse e thoni kėtė?

Getoari: Ekzistojnė disa arsye pėr kėtė. Njėra ėshtė qė po nė kėtė datė ne e kemi tė prenotuar tė kėndojmė diku tjetėr, por kjo nuk ėshtė njė arsye pėr tė mos qenė pjesė e koncertit tė “50 Cent” nė Prishtinė. Njė arsye tjetėr ėshtė qė organizimin e kėtij koncerti e ka marr pėrsipėr ta realizoj “IpkoNet” dhe tė drejtat pėr paragrupet e “50 Cent” ėshtė dashur t’i merr dikush qė do ta njihte mė mirė kėtė punė. Shpresoj qė do tė jetė zgjidhja e duhur.

Qė tė jemi mė konkret, mund tė themi se pala tjetėr nuk u ka ofruar kushtet e duhura pėr tė qenė pjesė e kėtij koncerti?

Getoari: Faktikisht mendoj se ende ėshtė herėt tė flasim pėr kėtė sepse nuk ka diēka definitive, por 99% nuk do tė marrim pjesė nė kėtė koncert. Por dua te them se unė do ta pėrcjelli kėtė koncert qoftė edhe si shikues sepse ia vlen. Gjithashtu mendoj se dikush nga “Baba Records” duhet tė jetė pjesė e kėtij koncerti sepse nuk e di qė dikush tjetėr duhet tė merr pjesė nė kėtė koncert.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Empty
MesazhTitulli: Ēiljeta & Kristiano Ronaldo…si i bashkon ylli i fatit   Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Icon_minitime27/12/2007, 20:41

Ka kohė qė ėshtė lidhur me Romeon dhe ndoshta pritet diēka sė shpejti…Mos filloni tė supozoni! Nuk po flasim aspak kėtu pėr historinė e Shekspirit, “Romeo & Zhuljeta”. Ky ėshtė emri i tė dashurit tė saj prej dy vitesh, ndėrsa ajo ka njė emėr tė pėrbėrė nga dy bashkimet Ēeli-Jeta, - pas njė martese tė vonshme tė tė atit tė saj, Ferdinandit me Majlindėn nė vitin 1984. Numri i muajit Gusht sjell pėr ju, kėngėtaren dhe fotomodelen, Ēiljeta Xhilaga. Por njė lidhje akoma edhe mė e vjetėr ekziston midis saj dhe futbollistit portugez Kristiano Ronaldo… Asaj i pėlqen shpejtėsia dhe kuptohet makinat!… Ėshtė supersticioze dhe impulsive, ndėrsa atij femrat dhe aventurat… Ku ndodhet pikėtakimi i tyre?

Ka kaq shumė veshje dhe aksesorė, sa as ajo nuk di tė bėjė njė inventar tė saktė. Ama nuk pėrton aspak tė pozojė me mė tė preferuarat e saj, Dhe tė tregojė zgjedhjet e sezonit tė ri tė dimrit. Shumė tė ndryshme nga ato qė jemi mėsuar t’ia shohim nė skenė. Sepse vajza e spektakleve pėlqen elegancėn. Nuk e dinit? As ne…

normal_ciljeta2.jpgNėse i kėrkon qė tė tė nxjerrė rrobat, kėpucėt, aksesorėt pėr t’i fotografuar, kjo do tė ishte gjėja mė e thjeshtė pėr kėdo tjetėr, vetėm pėr Ēiljetėn jo. Dhe kjo nuk ndodh sepse nuk ka dėshirė, por sepse do tė ishte njė lodhje e vėrtetė zbrazja e rreth tetėdhjetė kutive me kėpucė e sandale, shkarkimi i dhjetėra varėseve me rroba, zbrazja e po aq kutive plot me aksesorė. Nė shtėpinė e Ēiljeta Xhilagės vetėm veshjet nuk mund tė numėrohen. Vetėm dje ka blerė dy pallto, dy funde, njė kostum, dy xhaketa… Sezoni i ri sapo ka trokitur dhe kjo pėr tė do tė thotė blerje dhe vetėm blerje. Tė veshė rrobat e sezonit tė kaluar? Kjo nuk mund tė ndodhė. E meqė Ēiljetės i pėlqen qė pėr ēdo stinė tė pasurojė gardėrobėn me veshje tė reja, pėrfundimi s’mund tė jetė gjė tjetėr veēse njė pushtim kokė e kėmbė i shtėpisė ku ajo jeton bashkė me prindėrit. Rafte tė mėdhenj plot me veshje e kėpucė i pėrkasin vetėm asaj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Empty
MesazhTitulli: Zanfina Ismajli: E vėrteta e marrėdhėnies sime me Lorik Canė   Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Icon_minitime27/12/2007, 20:42

Kėngėtarja tregon edhe pėr raportet e shumėpėrfolura me motrėn e saj, Adelina Ismaili

Ka ardhur nė Tiranė pas shumė vitesh. Duke e ndjerė shkėputjen e gjatė me publikun shqiptar, qė nga koha kur ishte fėmijė, pikėrisht atėherė kur merrte pjesė nė festivalet muzikore, Zanfina Ismajli mendoi se ky ishte momenti mė i mirė, pėr tė qenė nė njė event nė Shqipėri. E shoqėruar nga nėna dhe e motra Ema, ajo ka kėnduar dy ditė mė parė nė festivalin e muzikės moderne “Top-fest”, ndėrsa motra mė e madhe Adelina i shkruante herė pas here nė celular pėr t’i dhėnė kurajo, apo ndonjė kėshillė tė vogėl pėrpara daljes nė skenė. Por pavarėsisht mungesės sė gjatė tė Zanfinės nė skenat shqiptare, lajmet pėr tė e sidomos tė rejat nė lidhje me jetėn private kanė ngjallur gjithmonė interes. I tillė ka qenė edhe lajmi i publikuar nga gazetat shqiptare, se kėngėtarja kosovare ka pasur njė marrėdhėnie sentimentale me futbollistin Lorik Cana. Por pėr Zanfinėn, nė tė vėrtetė bėhet fjalė vetėm pėr njė thashethem, mes shumė thashethemeve tė tjera, qė kanė dalė rreth marrėdhėnieve tė saj me motrėn e madhe Adelina. Tė gjitha kėto, e kanė bėrė bukuroshen nga Kosova ta humbasė disi besimin tek gazetat dhe gazetarėt, ndaj ka vendosur tė mos flasė asnjė fjalė nė lidhje me jetėn e saj private. Sa pėr marrėdhėniet me Adelinėn kanė qenė dhe do tė mbeten tė shkėlqyera edhe pse kohėt e fundit, duket se motra e vogėl Zanfina, po fiton mė shumė terren nė fushėn e muzikės. Studente nė vitin e tretė pėr drejtėsi, Zanfina Ismajli shprehet se pas karrierės muzikore synon njė karrierė tė suksesshme edhe si juriste.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Empty
MesazhTitulli: Bleona Qerreti nuk jam ndarė me Ganiun do bėj sė shpejti das   Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Icon_minitime27/12/2007, 20:43

Sa herė qė ajo mendon se punėt po i shkojnė mirė, thashethemet do t’ia prishin humorin. Kėshtu ka ndodhur dhe kėtė herė. Ndėrsa nė televizionet muzikore po transmetohet klipi i saj mė i ri, “Gruas qejfin mos ia prish”, dhe pasi ka kaluar njė tur jo pak tė suksesshėm nė mbėshtetje tė fushatės elektorale tė mikut tė saj, kryetarit tė “Aleanca pėr Kosovėn e Re”, Bexhet Pacolli, ka rėnė sėrish pre e “gojėve tė liga”. Jeta private e kėngėtares Bleona Qerreti ėshtė bėrė sėrish objekt bisedash. Hipotezat kanė qenė njė ndarje me bashkėshortin e saj shqiptaro-amerikan, Gani Bardha. Reagimi i kėngėtares Qerreti vjen nė kėtė intervistė ekskluzive pėr “Bluetooth”. Jeta e saj martesore, dasma, karriera, marrėdhėniet me miqtė, projektet e saj… Tė gjitha kėto vijnė mė poshtė pėr ju.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Empty
MesazhTitulli: Ju tregoj tė vėrtetėn e jetės sime dhe tė fėmijės nė Amerikė   Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Icon_minitime27/12/2007, 20:44

Gjithēka thuhet dhe flitet pėr fėmijėn sekret apo shtatzėninė e saj tė mundshme ėshtė vetėm njė abuzim. Genta Ismajli nuk ka pasur asnjėherė fėmijė, as nė Amerikė dhe as nė Kosovė. Lajmi qė qarkullon prej kohėsh nė internet dhe qė ėshtė publikuar madje edhe nė disa gazeta nuk ka asnjė bazė vėrtetėsie. Kėtė fakt e pohon vetė kėngėtarja, e cila flet pas thashethemnajės qė preku jetėn e saj, pėrpara pak kohėsh. Fillimisht fotoja e Genta Ismajlit, e cila mban nė krah njė vogėlush ėshtė shfaqur nė disa sajte shqiptare nė internet, me komentin se fėmija ėshtė i saji dhe se ky vogėlush ėshtė fryt i njė lidhjeje qė kėngėtarja ka pasur me njė tė ri meksikan nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Mė pas duket se disa gazeta nė Tiranė janė marrė me kėtė fakt dhe prezantimin e tij, ndėrkohė qė deri sot, vetė Genta nuk ishte shprehur rreth fotos dhe vogėlushit. Por me sa duket, durimit dhe tolerancės sė saj i ka ardhur fundi. Ndonėse pohon se ky thashethem nuk e ka trazuar aspak qetėsinė e saj dhe tė Milotit, ka ardhur momenti qė njerėzit dhe mediat tė mos abuzojnė mė me kėtė fakt. “Fėmija me tė cilin unė jam nė foto ėshtė djali i shoqes sime nė Amerikė”. Kėshtu shprehet kėngėtarja kosovare, e njohur tashmė nė skena jo vetėm pėr kėngėt e saj, por edhe pėr pamjen e natyrėn energjike. Madje, pėr ta vėrtetuar kėtė, ajo shton se foton origjinale e ka edhe nė shtėpi e pėr mė tepėr, nuk ka asnjė arsye tė mendohet se vogėlushi nė fotografi ėshtė i saji. Duke ditur tė vėrtetėn, edhe i fejuari i saj Miloti nuk ėshtė prekur nga ky fakt. Madje ai ėshtė shprehur se ky ėshtė njė veprim i atyre qė duan t’i bėjnė keq Gentės dhe ka mohuar faktin, qė fotoja dhe lajmi tė jenė publikuar edhe nė gazetat kosovare.
Kohėt e fundit nė disa sajte nė internet ėshtė shfaqur fotoja juaj me njė vogėlush nė krahė. Kjo foto qė i pėrket vitit 2004 shoqėrohet me lajmin se fėmija ėshtė i juaji dhe fryt i njė lidhjeje qė keni pasur nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Mė pas, disa gazeta nė Tiranė kanė shkruar pėr kėtė fakt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Empty
MesazhTitulli: Tuna “Bileta” e prerė pėr MTV !   Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Icon_minitime27/12/2007, 20:45

Nė zemrėn time dominon vetėm njė person qė e ka merituar…

Kėngėtarja lozonjare dhe me zė shumė tė veēantė Altuna Sejdiu edhe nė kėtė verė tė nxehtė ka vendosur ti pėrvishet punės pėr tė nxjerrė albumin e saj tė ri nė tetor. Kėsaj radhe Tuna i ka qėndruar besnike rrymėės R&B… megjithėse nė njė tė ardhme tė afėrt vajza sexy nuk pėrjashton eksperimentimin e rrymave tė tjera muzikore. Pėrsa i pėrket pyetjes mbi ngjashmėrinė e klipit tė kėngės “Bileta” me kėngėn “Back to black” tė kėngėtares Amy Winehouse i ėshtė i pėrgjigjur… “nuk ka kufij nė kreativitetin njerėzor”. Ndėrsa kėngėn e Winehouse e cilėson si njė ndėr hitet mė tė suksesshėm tė kohėve tė fundit dhe protagonisten si njė kėngėtare tė preferuar tė saj edhe pse rrymat muzikore qė lėvrojnė janė tė ndryshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Empty
MesazhTitulli: Zbulohet i dashuri i Elvana Gjates   Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Icon_minitime27/12/2007, 20:46

Njė zė i thellė nė njė fytyrė tė ėmbėl dhe tė dashur. Elvana Gjata ėshtė nga ato kėngėtare, qė di t’i fitojė zemrat e publikut pėr zėrin e saj, po aq sa edhe pėr pamjen tėrheqėse.

Sepse nėse nuk do tė ishte kėshtu, ēmimi i diskografisė nuk do tė shkonte tek ajo. Duket se albumi i fundit i kėngėtares “Mamės”, i prezantuar edhe me foto dhe njė videoklip shumė interesant, ėshtė shitur mjaft mirė nga shtėpia diskografike “Supersonic”, qė atribuoi edhe kėtė ēmim. Ndėrkohė, e pėrfolur edhe pėr jetėn e saj private duket se Elvana zgjedh tė pėrgjigjet shkurt pėr kėtė pikė. Por ne kemi zbuluar se kush i ka fituar zemrėn vajzės bukuroshe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Empty
MesazhTitulli: 2pac shqiptar nė Cyrih   Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Icon_minitime27/12/2007, 20:47

Bėhet fjalė pėr njė intervistė nė njė kanal muzikor zvicran ku moderatori e interviston njė kuller shqiptar. Intervista e ka lezetin vetėm nė gjermanishten bahnhofēe tė Zvicrės andaj nuk e pėrkthej nė gjuhėn shqipe aspak.

Szenen aus MC Musik (einer Clip-Wunschsendung für Jugendliche, welche
jeweils am Mittwochnachmittag in einem MC Donalds Restaurant gedreht
und anschliessend am Wochenende ausgestrahlt wird)


Moderatorin: Willkommen bei MC Music in Zürich, wie ist dein Name?

Albaner: Ich heisse Fulmir, aber du kannst Tupac zu mir sagen.

Moderatorin: Tupac, wieso Tupac?

Albaner: Ja weisst du, ich hänge so herum wie Tupac und habe alles von ihm, sogar Tattoo, weisst du.

Moderatorin: Nun gut,lassen wir das. Was wünschst du dir?

Albaner: Ich wünsche 50 Cent mit PIMP

Moderatorin: PIMP vom 50 Cent ok, bist du denn auch ein PIMP?

Albaner: Ja klar das ist geil, weisst du, so Gangster.

Moderatorin: Weisst du denn was PIMP auf deutsch heisst?

Albaner: Ja eh mann

Moderatorin: Was heisst es denn?

Albaner: So wie, weisst du, so mega, weisst du wie 50 Cent, mann.

Moderatorin: Aha ok, in demfall, wen grüsst du?

Albaner: Ich grüsse Tupac Gangster Gang, Bahnhof Gang, Burim, Quitim,
Armend, Stiptim, mein Cousin Albert,Njoli, Blerim, Fatmir, Fatlum,
Scumbim, Nikko, Almedin, Ardian, Erhan ..... Und alle Albaner die Gangster sind.

Moderatorin: Und die Schweizer grüsst du nicht?

Albaner: Doch ok. Ich grüsse alle eingebürgerten Schweizer die früher mal Albaner waren.

Moderatorin: Ok vergessen wir das, hier ist 50 Cent mit PIMP (verdreht die Augen).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Empty
MesazhTitulli: Regjisori i rrėmben zemrėn Vesa Lumės   Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Icon_minitime27/12/2007, 20:49

E ėmbėl, lozonjare dhe mjaft e talentuar kėngėtarja dhe gazetarja kosovare Vesa Luma shprehet se ndihet mirė qė ndodhet nė kėtė prag fundviti nė Shqipėri ku si shprehet vetė ajo nė vendin qė e zbuloi talentin e saj. Ditėt e ftohta tė kėtij dimri, qė sapo ka nisur e kanė gjetur mes shumė impenjimesh kėngėtaren nga Prishtina, Vesa Luma. Sapo ka pėrfunduar vidioklipin e kėngės “Ex relax”, me tė cilin do tė lanēojė albumin e saj tė ri. Kėtė herė nė kėtė kėngė ajo nuk do tė jetė vetėm, por me Genc Prelvukaj, liderin e grupit tashmė tė njohur edhe nė Shqipėri, “Etno Engjujt”.Por, ardhja e saj nė Shqipėri nė kėto ditė tė ftohta lidhet edhe me njė tjetėr ngjarje, qė sipas saj ėshtė shumė e rėndėsishme, pjesėmarrja nė Festivalin e 46 tė Kėngės nė Radiotelevizionin Publik Shqiptar. Ndėrsa njė vit mė parė ajo u shfaq nė skenėn e Pallatit tė Kongreseve nė Tiranė, si prezantuese nė krah tė Adi Krastės, sė bashku me aktoren Ermela Teli, kėtė herė ajo do tė vijė tė konkurrojė me njė kėngė, e cila e ngjit atė nė skenėn e Festivalit denjėsisht dhe pse jo edhe pėr tė pretenduar pėr ndonjė ēmim. Gjatė ditėve tė qėndrimit tė saj nė Tiranė ajo dha njė intervistė pėr gazetėn “Sot”, ku pėrveēse aktivitetit tė saj tė pėrditshėm ajo na rrėfeu edhe disa tė fshehta tė jetės sė saj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Empty
MesazhTitulli: Leonora Jakupi nė pritje tė Dashurisė   Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Icon_minitime27/12/2007, 20:50

Flet kėngėtarja: Shqipėria,vendi im

E konsideron Shqipėrinė si vendin e saj, nuk mundet dot tė shkėputet nga ndjenja e tė qėnurit 100% origjinė shqiptare. Kjo ėshtė arsyeja qė kėngėtarja nga Kosova Leonora Jakupi prej 4 vitesh radhazi preferon Durrėsin pėr tė kaluar pushimet jo vetėm nė stinėn e verės.
E adhuruar pėr zėrin dhe bukurinė qė i ka dhuruar natyra, ndonjėherė e paragjykuar pėr shkak tė sherrit me kolegen e saj po nga Kosova Adelina Ismajli, Leonora ‘rrėfen’ pjesė nga jeta, qė prej asaj profesionale deri tek ajo private pėr tė cilėn nuk nguron tė tregojė hapur se ėshtė ende nė pritje tė dashurisė. Nė njė intervistė pėr ‘Bluetooth’ kėngėtarja nga Kosova zbulon se si e mendon ajo partnerin ideal apo njė lidhje, kush janė miqtė e saj dhe kush kujdeset pėr pamjen jo pak tė veēantė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Empty
MesazhTitulli: Moda sipas Kengetareve Adelina Ismaili Elvana Gjata Soni Mal   Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Icon_minitime27/12/2007, 20:52

Zakoni me i mire, po dhe ai me i keqi,cfar pelqen dhe cfar nuk pelqen te nje mashkull . Ushqimet, librat,muzika dhe personazhet qe pelqen me shume.Soni i zbulon ne kete pyetesor.

Le ta nisim nga bukuria.Ti a ke ndonjė recetė sekrete?

Sekrete jo, se janė gjėra qė dihen nga tė gjithė. Thjesht varet se sa i zbatojnė. Nė radhė tė parė ėshtė gjendja shpirtėrore. Unė ha shumė fruta, zarzavate dhe marr vitamina me kapsula. Nuk konsumoj alkool dhe duhan. Evitoj ambientet me tym dhe bėj shumė fizkulturė.

Cili ėshtė zakoni yt mė i mirė?

Nuk e le kurrė veten pas dorė.

Po mė i keqi?

Nuk kam ndonjė zakon tė keq.

Pa cilin makijazh nuk mund tė bėsh dot?

Pa lapsin e syve.

Pa cilin aksesor nuk do tė mund tė rrish dot?

Pa syzet dhe pa celularin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Empty
MesazhTitulli: Soni Malaj Flori ėshtė romantik tamam mashkulli ideal pėr mu   Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Icon_minitime27/12/2007, 20:52

Unė e kam njohur shumė kohė pėrpara, se tė lidhesha me tė dhe e di karakterin e tij. Pėr kėtė arsye miqėsia jonė kaloi nė diēka mė tepėr. Sepse unė e vlerėsoja pėr ato cilėsi, qė ai kishte nė karakter. Kur jemi njohur ne kemi qenė adoleshentė, 17-18 vjeē. Me kalimin e kohės Flori ėshtė rritur, ėshtė bėrė shumė mė i pėrgjegjshėm, shumė mė i pjekur, sepse ka qenė shumė ēapkėn.

Prej mė shumė se njė viti janė duke jetuar njė lidhje sentimentale. Megjithatė pavarėsisht asaj, qė nė media ėshtė shkruar rreth kėsaj marrėdhėnieje duket, se as Soni dhe as Flori nuk kanė preferuar tė japin detaje. E ndėrsa i gjejmė gjithmonė sė bashku, nė studion e punės,nė lokalet e natės e sė fundi edhe nė skenė, duket se ēifti ende nuk ka provuar bashkėjetėsėn, ndonėse ky ėshtė njė fakt, tė cilin vetė kėngėtarja nuk preferon ta komentojė.

Si po shkon lidhja juaj deri tani?

Shumė mirė. Nuk po them mrekulli, se na marrin mė sysh.(qesh)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
Sponsored content





Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Empty
MesazhTitulli: Re: Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar...   Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar... Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Diqka per Vip'at Shqiptar
» Cila Grup e Repit Shqiptar jane ma te Fort

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars :: Zona e Argetimit :: Muzikė-
Kėrce tek: