Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 50 Cent vjenė nė Prishtinė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

50 Cent vjenė nė Prishtinė Empty
MesazhTitulli: 50 Cent vjenė nė Prishtinė   50 Cent vjenė nė Prishtinė Icon_minitime12/12/2007, 19:16

50 Cent vjen ne Prishtine, dhe nuk bej saka. Kjo esht e vertet, shikoni ne faqen 50 Centit Official - www.50cent.com Shikoni ne faqen "Tour" qka shkrun.
Me datin 17.12.2007 aj vjen ne Ipko Pristina Stadium ne Prishtine. Linkin direkt e Touri“t e keni ketu: 50 Cent - Tour | Prishtina |

He, qka do jet kjo, fistimi i Pavarsis? ^^ He ala nuk jam ne mend, jajaa 50 Cent Gangsteri ne Pristina Fuc**ing City xD Shum sic kjo gje, sa do jet ni Ticket? Po njerzit ne Ks nuk kan pun, e presin pavarsin, dhe aj vjen nga Amerike, Rapper ma i njohur ne bot ne moment, dhe jep koncert ne vendin ton. Po kush i ka bre 50$ per ni Bilet - hehehe, jo jo..ne Kosove jena, nuk jena ne Amerik, ket e din 50 Cent. Biletat do jesin shum te lir, vetem 5,50€. Ne stadion kan me arth mbi 40.000 njerez.

Kjo te gjith asht financuar dhe organizuar nga ni mobil kompani ne Kosove, qe quhet IPKO. Ipko e ka be ket, per me e promovu numrin per mobil te rre - 049. E kan paguajt 50 Cent me 2 Million Dollar, per me arth, kjo te gjith esht vetem Marketing per ato.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

50 Cent vjenė nė Prishtinė Empty
MesazhTitulli: Ja disa info shtes rreth kesaj ngjarje   50 Cent vjenė nė Prishtinė Icon_minitime24/12/2007, 03:49

Reperi i njohur "50 Cent" mė 17 dhjetor do tė organizojė koncert nė stadiumin e Prishtinės, i ftuar sipas disa burimeve nė njė fushatė tė madhe
promovuese, e organizuar nga kompania e dytė e telefonisė mobile
"Ipko Mobile". Drejtori i "Ipko"-s, Akan Ismaili, nuk e mohoi lajmin, por nuk dėshiroi tė japė detaje tė tjera, duke thėnė vetėm se janė
duke u bėrė pėrgatitjet pėr njė fushatė tė madhe promovuese, e cila do tė ndodhė para Vitit tė Ri. "Jemi duke i bėrė pėrgatitjet, jemi duke
punuar, do tė ketė shumė befasi. Nuk mund tė them asgjė mė
shumė", tha Ismaili pėr "Lajm". Agjencia evropiane "Charmenko", e
cila i menaxhon koncertet e reperit me emrin e vėrtetė Curtis James
Jackson III, i njohur si "50 Cent", tashmė ka postuar datėn e koncertit
nė Prishtinė nė faqen e vet tė internetit "www.charmenko.net", ndėrsa sipas njė burimi brenda "Ipko"-s pritet qė bileta, sė bashku me numrin
e ri tė pakos "Ipko Mobile", do tė kushtojnė 50 centė. Kontrata pėr ta
sjellė reperin e njohur me famė botėrore nė Prishtinė, sipas kėtij
burimi, kalon shifrėn "50 Cent" dhe tejkalon atė prej njė milion euro,
por zyrtarėt e "Ipko"-s nuk e konfirmuan kėtė shifėr. Nė kuadėr tė
turneut nėpėr Evropė, "50 Cent" do tė kėndojė mė 3 dhjetor nė Lubjanė
dhe mė 4 dhjetor nė Zagreb. Pas kėsaj, ai do ta vizitojė edhe
Kosovėn. "50 Cent" do tė aterrojė nė Kosovė njė javė pas pėrfundimit tė
bisedimeve pėr statusin e Kosovės dhe kur pritet tė shpallet pavarėsia.
Reperi amerikan "50 Cent" u bė i njohur me albumin "Get Rich or
Die Trying", ndėrsa mė vonė edhe me albumin "Massacre". Vetėm kėto
dy albume janė shitur nė mė shumė se 21 milionė kopje nė mbarė botėn.
Historia e tij ėshtė shumė interesante. I lindur nė Queens tė New
Yorkut, "50 Cent" filloi tė merrej me shpėrndarjen e drogės nė moshėn
12-vjeēare, nė vitet e 80-ta, kur rrugėt e Queensit ishin tė pėrfshira
nga epidemia e heroinės. Pasi u
largua nga puna si diler i drogės pėr t'iu pėrkushtuar karrierės si reper,
ai ishte plagosur me nėntė plumba nė vitin 2000. Pas publikimit tė
materialit tė parė "Guess Who's Back?" nė vitin 2002, "50 Cent", i cili ėshtė zbuluar nga reperi Eminem, nėnshkroi njė kontratė
me shtėpinė e njohur muzikore "Interscope Records". Me ndihmėn
e Eminemit dhe Dr. Dre, i cili ishte producent i albumit tė parė tė suksesshėm komercial, ai u bė njėri prej rep- kėngėtarėve mė tė shitur
nė botė. Mė 2003 e themeloi shtėpinė muzikore "G-Unit Records", nė tė cilėn janė promovuar emra tė rinj tė botės sė repmuzikės.
"50 Cent" njihet si ngatėrrestar me shumė rivalė tė tij nga
bota e rep-muzikės dhe bandave tė ndryshme. Kėtu bėjnė pjesė Ja
Rule, The Game dhe Fat Joe. "50 Cent" po ashtu e ka provuar veten
edhe si aktor, duke luajtur rolin kryesor edhe nė filmin autobiografik
"Get Rich or Dye Trying" nė vitin 2005 dhe nė filmin qė trajton luftėn nė Irak "Home of the Brave", i xhiruar mė 2006.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

50 Cent vjenė nė Prishtinė Empty
MesazhTitulli: Lufta online serbė-shqiptarė pėr... 50 CENT   50 Cent vjenė nė Prishtinė Icon_minitime24/12/2007, 03:52

Tashmė ėshtė bėrė e ditur se rap kėngėtari amerikan, 50 Cent, mė 17 dhjetor, do tė mbajė koncert nė Stadiumin e kryeqytetit tė Kosovės, nė kuadėr tė turneut tė tij botėror, i cili fillon mė 1 dhjetor nė Munich tė Gjermanisė, pėr tė mbaruar mė 21 dhjetor nė Dubai, tė Emirateve tė Bashkuara Arabe. Nė faqen zyrtare tė internetit tė 50 Cent, pėrpos njoftimeve rreth turneut tė tij, ekziston edhe faqja e vizitorėve, ku ata mund tė adresojnė ndonjė koment. Interesant ėshtė se, pėr koncertin nė Prishtinė, i cili organizohet nga IpkoNet, kanė bėrė komente mbi 420 vizitorė, ndryshe prej koncerteve qė pritet tė mbahen nėpėr vendet tjera, ku numri i komenteve ėshtė tepėr i vogėl, e qė madje mund tė numėrohen me gishtat e vetėm njėrės dorė. Komentet rreth koncertit nė Prishtinė janė bėrė prej shqiptarėve dhe prej serbėve, andaj faqja e 50 Cent ka marrė formėn e njė arene sulmesh e kundersulmesh. Shqiptarėt ndjehen tė lumtur se 50 Cent do tė mbajė koncert nė Prishtinė, e s'do tė mbajė nė Serbi. Ndėrkaq, serbėt pohojnė se ai edhe do tė mbajė koncert nė Serbi, ngase Kosova ende ėshtė pjesė e Serbisė. Rrjedhimisht, fyerje tė ndėrsjella ka me bollėk dhe pėrplot fjalė tė pista, edhe pse ka edhe komente tė shumta qė lidhen me statusin e Kosovės dhe pavarėsinė e saj. Postimet janė tė shkruara mė sė shumti nė anglisht, por edhe nė serbisht dhe nė shqip. Komentet shpesh merren edhe me prejardhjen e kundėrshtarit. Shqiptarėt shkruajnė se serbėt e kanė prejardhjen prej Karpateve, ndėrkaq serbėt pretendojnė se janė autoktonė, ndėrkaq shqiptarėt janė tė

huajt kėtu. Komente me fyerje ka sa tė duash, megjithėse 'linku' ėshtė hapur pėr tjetėr qėllim, por, falė realitetit politik aktual, tė gjithė sikur kanė harruar tė flasin pėr muzikė.

Box

I famshmi 50 Cent nė Prishtinė

Njėri nga raperėt mė tė njohur amerikanė, 50 Cent, mbajti koncert nė Paris, para shumė adhuruesve. Kohė

mė parė pohonte se po tėrhiqet nga rapi, ngase rivali i tij mė i madh, Kanye Ėest, e kishte tejkaluar nė top-listat amerikane dhe britanike, por pėr 50 cent duket se kjo fazė ka kaluar tashmė. Gjatė turneut koncertal, rap ylli do tė kėndojė edhe nė Prishtinė (mė 17 dhjetor), e nga vendet nė fqinjėsi edhe Zagrebin (mė 3 dhjetor). Debi albumi i tij 'Get Rich Or Die Tryin'arriti njė sukses tė paparė komercial, ndėrsa deri mė sot ėshtė shitur nė 15 milionė kopje nė gjithė botėn. Raperi u bė i famshėm nė fundin e viteve tė 90'a, kur incizoi kėngėn "Hoė to Rob", nė tė cilėn ai e 'rapoi' detajisht plaēkitjen e rap muzicientėve tė famshėm, Master P dhe Timbaland. Kėnga shpejt u bė hit, ndėrkaq Trackmasters dhe 50 Cent ia mėsynė incizimit tė debi albumit tė pėrbashkėt'Poėer of the Dollar', i cili u editua nėn brandin Columbia. E, pėrse pėr kėtė kėngėtar gjithnjė kėrkohet njė biletė mė shumė, mund tė kuptohet kur ai tė arrijė nė Prishtinė, nė Stadiumin e Qytetit, mė 17 dhjetor.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
Sponsored content





50 Cent vjenė nė Prishtinė Empty
MesazhTitulli: Re: 50 Cent vjenė nė Prishtinė   50 Cent vjenė nė Prishtinė Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
50 Cent vjenė nė Prishtinė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Intervista me Rreperat dhe Kengetar Shqiptar...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars :: Zona e Argetimit :: Muzikė-
Kėrce tek: