Erjon Bogdani nuk do tė lėvizė nga Livorno gjatė merkatos sė janarit. Tė paktėn kėtė e thotė presidenti i skuadrės sė Livornos, Aldo Spinelli, i cili ka folur ka folur pėr merkaton e skuadrės nė radio Kiss Kiss Napoli. Numri njė i skuadrės toskave duket tė jetė i kėnaqur me performancėn e futbollistit shqiptar pavarėsisht se ky i fundit nuk ka shėnuar asnjė gol pėr Livornon nė kėtė sezon. Spinelli e ka mohuar kategorikisht mundėsinė e rikthimit tė sulmuesit shqiptar nė Verona. Bogdani te Chievo? Apsolutisht jo. Ne nuk do tė privohemi nga ai, Tristan e Tavano, ka thėnė Spinelli, ndėrsa mė pas i ka qetėsuar Bogdanin dhe sulmuesit e tjerė tė skuadrės duke deklaruar se ekipi nuk do tė sjellė mė sulmues gjatė merkatos. Calaio nė Livorno? Absolutisht jo. Jemi shumė nė sulm dhe nuk do tė marrim asnjė, madje do tė huazojmė ndonjė lojtar. Lucarelli? Ėshtė njė lojtar i rėndėsishėm por pėr tė do tė duhej tė kishim njė portofol tė majmė.