Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Aragones: Spanja ime do t’i mahnitėsė tė gjithė!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Aragones: Spanja ime do t’i mahnitėsė tė gjithė! Empty
MesazhTitulli: Aragones: Spanja ime do t’i mahnitėsė tė gjithė!   Aragones: Spanja ime do t’i mahnitėsė tė gjithė! Icon_minitime27/12/2007, 20:26

Viti 2007 ka qenė shumė i suksesshėm pėr teknikun e kombėtares spanjolle. Ishin tė paktė ata qė besonin te njė trajner si Luis, por me punėn e tij, ky i fundit arriti t’i bindte tė gjithė. Edhe pse fillimet nuk ishin shumė tė mira pėr tė dhe skuadrėn e tij, me kalimin e ndeshjeve, puna e Luis Aragonesit u ndje shumė. Tekniku spanjoll arriti tė kualifikonte Spanjėn nė finalet e Euro 2008 dhe e ka ngjitur skuadrėn iberike nė vendin e katėrt nė klasifikimin e FIFA﷓s. I qetė dhe shumė i sigurtė, Aragones shprehet i bindur se Spanja e tij do tė arrijė tė japė maksimumin nė Europianin e 2008, i cili do tė zhvillohet verėn e ardhshme nė Austri dhe Zvicėr. Nė njė intervistė tė dhėnė pėr revistėn prestigjoze spanjolle “Don Balon”, Aragones ka treguar tė gjitha planet e tij pėr ta ngritur Spanjėn nė vendin qė i takon dhe pėr t’ i dhėnė kėsaj skuadre njė titull qė i mungon prej kohėsh.



﷓ Tani fillon 2008...

﷓ Eshtė e vėrtetė dhe kemi shumė punė pėr tė bėrė.

﷓ Ēfarė mendoni se na pret nė tė ardhmen?

﷓ Ajo qė vjen asnjėherė nuk i dihet, por ne duhet tė pėrgatitemi pėr ta pėrballuar sa mė mirė, me tė gjitha vėshtirėsitė q ėmund tė kemi.

﷓ A e shikoni Spanjėn tuaj midis mė tė mirave tė Europės?

﷓ Skuadra jonė ka treguar s evlen shumė. Kemi njė grup lojtarėsh qė mund tė fitojnė gjithēka, por edhe qė mund tė humbasim pėrballė skuadrave tė forta. Nė futbollin e sotėm nuk ekzistojnė diferenca tė mėdha dhe gjithēka mund tė ndodhė.

﷓ Atėherė ju jeni optimistė se kjo Spanjė do tė ecė?

﷓ Mendoj se kam arsye tė shumta pėr ta menduar njė gjė tė tillė dhe pėr tė zhvilluar njė Europian spektakolar.

﷓ Rezultatet e vitit 2007 kanė qenė shumė premtuese, pavarėsisht kritikave nė adresėn tuaj?

﷓ Eshtė e vėrtetė qė skuadra ka bėrė njė punė tė shkėlqyer dhe unė jam shumė i lumtur pėr kėtė. Por, mendoj se ne nuk jemi midis katėr vendeve tė para siē thotė FIFA, por midis shtatė apo tetė kombėtareve mė tė mira nė botė.

﷓ Mos mė mohoni se viti 2007 nuk ka qenė i suksesshėm pėr ju dhe s ekeni frikė pėr t’u pėrballur me 2008?

﷓ Qė kur unė jam trajner i Spanjės, tė gjitha vitet kanė qenė tė pranueshme pėr mua. Do tė thoja se kanė qenė shumė tė suksesshėm, si pėr shembull skuadra nuk ka humbur asnjė ndeshje brenda njė viti.

﷓ Shumė njerėz nuk kanė besuar tek ju nė fillim, Por, tani gjėrat kanė ndryshuar. Ndiheni i zhgėnjyer nga kjo?

﷓ Mua nuk mė ka zhgėnjyer asnjė, por tė tjerėt janė habitur nga puna ime. Pėr mua dhe skuadrėn gjithēka ka shkuar mirė dhe ndihem vėrtet krenar pėr kėtė.

﷓ Europiani po afron, e keni menduar listėn e lojtarėve qė do tė grumblloni?

﷓ Mendoj se ėshtė ende shumė herėt pėr tė folur pėr listėn. Sapo ka pėrfunduar faza e parė e sezonit, skuadrat dhe lojtarėt kanė ende shumė punė pėr tė bėrė. Mos harroni se mund tė ketė edhe dėmtime.

﷓ A mendoni se situata e vėshtirė e Valencias do tė ndikojė te skuadra e Spanjės? Mos harroni se David Albelda, njė ndėr lojtarėt mė tė mirė tė skuadrės tuaj, ėshtė pėrjashtuar nga tekniku Ronald Kuman.

﷓ E kam ndjekur kėtė ēėshtje nėpėrmjet shtypit. Nuk mund tė them nėse Albelda do tė jetė apo jo pjesė e Spanjės nė Europian. Pėr mua e rėndėsishmė ėshtė qė lojtari tė jetė nė gjendje tė mirė sportive kur tė vijė momenti dhe mė pas aty mė takon mua pėr tė vendosur. Albelda ėshtė njė lojtar shumė i rėndėsishėm pėr ne dhe jam i bindur qė do ta kalojė kėtė situatė tė vėshtirė.

﷓ Nė listėn e lojtarėve mė tė mirė tė “FIFA World Player”, futbollistėt spanjollė nuk zėnė njė vend tė mirė. Fernando Torres renditet nė vend tė 26 dhe kjo sipas jush ēfarė tregon?

﷓ Sigurisht qė nuk ėshtė njė shenjė e mirė. Duket qartė qė klubet spanjolle janė shumė lartė, kjo falė lojtarėve dhe yjeve jo spanjollė qė kanė nė skuadėr. Te Barēa mund tė pėrmend Ronaldinjon apo Mesin, ndėrsa te Reali Van Nistelroin. Megjithatė, ka ardhur koha qė Spanja tė thotė fjalėn e saj dhe tė hedhė njė hap tė rėndėsishėm me skuadrėn kombėtare.

﷓ Duke mbetur jashtė kombėtares, a mund tė mė tregoni se sa e ndiqni kampionatin spanjoll?

﷓ Sigurisht qė e ndjek shumė, kjo edhe pėr shkak tė punės time si trajner i kombėtares sė Spanjės.

﷓ Besoj se e keni ndjekur takimin midis Barcelonės dhe Realit. Ēfarė mendimi keni pėr kėto dy skuadra?

﷓ Sigurisht qė e kam ndjekur dhe mė pėlqeu shumė Reali. Besoj se madrilenėt qėndrojė mė lart se Barēa, megjithatė kampionati ėshtė shumė i gjatė dhe mund tė ketė shumė tė papritura.

﷓ Nė fund, njė urim pėr vitin 2008?

﷓ Shpresoj qė futbolli spanjoll tė ngjitet sa mė lart dhe qė ky vit qė do tė vijė tė jetė shumė i suksesshėm pėr Spanjėn.



Kaka, “njėshi” i botės!

Tekniku Luis Aragones ka dhėnė mendimin e tij pėr fituesin e Topit tė Artė dhe “FIFA World Player” dhe ka thurur elozhet e tij pėr yllin e Milanit. “Eshtė njė lojtar qė ēdo skuadėr apo trajner do ta kishte zili. Pėr momentin ėshtė futbollisti mė i mirė nė botė dhe nuk ka asnjė dyshim. Ka arritur tė fitojė gjithēka nė vetėm 24﷓vjeē dhe kjo nuk ėshtė aspak e lehtė nė botėn e futbollit, sidomos nė kohėt e sotme, ku nė skenė ka edhe shumė yje tė tjerė. Ndoshta mund tė them se ėshtė njė shkallė mė poshtė se Di Stefano, Pele, Maradona apo Garrinēa, por mendoj se Kaka ėshtė midis Bobi Ēarltonit apo Pushkashit”.



Raul, ndoshta nė kombėtare!

Misteri mė i madh nė listėn e lojtarėve qė do tė shkojnė nė Euro 2008, ėshtė emri i kapitenit tė Realit, Raul Gonzalez. I pyetur pėr kėtė ēėshtje, tekniku Aragones hapi njė dritė jeshile pėr madrilenin: “Shumė njerėz mė kanė pyetur pėr kėtė temė dhe mund t’ju them me sinqeritet se pėrgjigjet e mia nuk kanė qenė tė njėjta. Sigurisht qė Raul ėshtė njė lojtar i madh, por Spanja ka edhe shumė futbollistė tė tjer` qė mund ta justifikojnė mė mirė njė vend nė kombėtare. Nuk e kam vendosur ende nėse Raul do tė jetė apo jo nė Europian, por nėse tregon njė formė tė mirė, atėherė rruga pėr tė do tė jetė e hapur. Tashmė jam i lodhur me kėtė ēėshtje, por tė gjithė do ta marrin vesh vendimin tim kur unė tė kem brė gati listėn e lojtarėve”.



Grupi ėshtė i kalueshėm, por duhet kujdes!

Greqia, Rusia dhe Suedia do tė jenė tre skuadrat me tė cilat do tė pėrballet Spanja nė Europianin e Austri dhe Zvicėr. Duket se shorti ka qenė bujar me iberikėt, megjithatė Luis Aragones mendon tė kundėrtėn: “Nuk ka mė skuadra tė vogla apo tė mėdha. Tė gjithė dinė tė luajnė futboll dhe nė njė kompeticon kaq tė rėndėsishėm mund tė ndodhė gjithēka. Jam i bindur se tė katėrta skuadrat e grupit do tė luftojnė pėr t’u kualifikuar, mundėsitė e i kanė dhe nuk shoh arsye se pse tė mos arrihen objektivat. Me grupin e lojtarėve qė kemi, mendoj se shanset janė tė mėdha pėr t’u kualifikuar, por nė tė tilla raste duhet treguar njė kujdes shumė i madh. Greqia ėshtė kampione nė fuqi, ndėrsa Rusia dhe Suedia kanė treguar se janė skuadra qė mund tė tė ndėshkojnė nė ēdo moment”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
 
Aragones: Spanja ime do t’i mahnitėsė tė gjithė!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars :: Sporti :: Futboll-
Kėrce tek: