Sulmuesi beson: Nuk ėshtė shumė e largėt dita qė ne mund tė kalojmė para tyre nė renditje
Sulmuesi kryesor i Manēester Junaitedit, Uejn Runi, beson se ka ardhur ēasti i duhur qė Djajtė e Kuq tė kalojnė Arsenalin nė krye tė renditjes sė kampionatit anglez. 22vjeēari e di mirė qė gara pėr titullin kėtė sezon do tė jetė shumė e fortė dhe se ndeshjet e fundvitit ndajnė jo pak, prandaj ai shpreson qė festat ti bėjnė mė tepėr dhurata skuadrės sė tij se sa kundėrshtarit. Ai tha pėr mediat angleze: Eshtė tamam ēasti i duhur. Pasi pashė Arsenalin dhe skuadrėn tonė qė fituam pa qenė nė ditėn tonė mė tė mirė, mendoj se nuk ėshtė shumė e largėt dita qė ne mund tė kalojmė para tyre nė renditje. Kemi disa ndeshje tani nė njė periudhė tė shkurtėr kohe dhe shpresojmė vėrtetė qė tė pėrfitojmė sa mė shumė nga kjo. Tė dielėn, Junaitedi mundi 21 Evertonin, falė njė penalltite tė realizuar nė fund nga Kristiano Ronaldo, ndėrsa Arsenali mundi me tė njėjtin rezultat Totenhamin. Nė ndeshjet e sotme, njė ditė pas Krishtlindjeve, Djajtė e Kuq do tė ndeshen me Sanderlendin e ishit Roi Kin, ndėrsa Topēinjtė i pret njė sfidė e vėshtirė nė Portsmuth, njė fushė ku Junaitedi ka humbur. Nė fundjavė, Junaitedi do tė pėrballet me Uest Hamin, ndėrsa Arsenali do tė luajė nė fushėn e Evertonit. Nė letėr ndeshjet duken mė tė fortė pėr londinezėt dhe Runi shtoi: Duhet tė luajmė me presion ndaj kundėrshtarit, sepse kėshtu fituam ndaj Evertonit dhe kėshtu mund tė fitojmė edhe ndaj skuadrave tė tjera qė do tė kemi pėrballė. Na ndan vetėm njė pikė me Arsenalin, kėshtu qė gjithēka mund tė ndodhė nė kėtė javė.