Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shifrat “thonė” Arsenal, pėr Vengerin ende herėt!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Shifrat “thonė” Arsenal, pėr Vengerin ende herėt! Empty
MesazhTitulli: Shifrat “thonė” Arsenal, pėr Vengerin ende herėt!   Shifrat “thonė” Arsenal, pėr Vengerin ende herėt! Icon_minitime27/12/2007, 20:24

Nėse gara e Premier League ėshtė si njė maratonė, atėherė ėshtė pikėrisht nė ēastin e ndėrrimit tė viteve qė pjesėmarrėsit fillojnė tė shohin pėr objektivat. Kur Arsenali mundi Totenhamin tė shtunėn, pėr tė siguruar vendin e parė nė renditje edhe pėr Krishtlindje, ishte e domosdoshme shikimi i statistikave. Dhe me sa duket, fitueset e katėr sezoneve tė fundit kanė qenė nė krye edhe nė kėtė periudhė. “Eshtė e rėndėsishme qė tė jesh nė krye dhe shpresoj qė statistikat tė vėrtetohen edhe kėtė herė”, tha Arsen Vengeri kur e mėsoi kėtė. “Nėse ndodh vėrtet, le tė shkojmė nė fund tė sezonit qė tani! Por, pa shaka, mendoj se ėshtė shumė herėt pėr tė thėnė ndonjė gjė konkrete. Nė dy sezonet e fundit, nė kėtė periudhė tė vitit, ka qenė njė skuadėr e shkėputur nė krye, Ēelsi ose Manēester Junaitedi. Kėtė vit ka mė shumė kėshtu qė ėshtė e pamundur qė tė thuash se si do tė pėrfundojnė gjėrat. Fakti qė jemi nė krye tani nuk na bėn ta kemi tė sigurtė kampionatin. Sidoqoftė, ky ėshtė njė nga vitet e rrallė kur e kemi mundur Totenhamin nė fushėn tonė dhe nė fushėn e vet. Eshtė njė shenjė e mirė dhe kjo duhet tė rrisė besimin te skuadra. Kjo tregon se mund tė marrim tri pikė pa qenė nė formėn tonė mė tė mirė”.

Mėse e vėrtetė. Sepse pavarėsisht futbollit tė bukur dhe tė rrjedhshėm, ka qenė aftėsia e “Topēinjve” tė rinj pėr tė marrė fitore tė sforcuara qė ka mbajtur Arsenalin nė garė, ndryshe nga sezonet e kaluar. Dhe ka mė tepėr shifra pėr tė mbushur me optimizėm londinezėt. Sezoni i Arsenalit arrin pikėrisht nė mes me ndeshjen e sotme ndaj Portsmuthit. Fitorja nė ndeshjen e 19﷓tė do t’u jepte plot 46 pikė. Dhe nėse do pėrsėriste tė njėjtėn gjė edhe nė fazėn e dytė tė sezonit, atėherė nė fund do tė arrinte njė kuotė pikėsh tė kaluar vetėm njė herė nė historinė e kėtij kompeticioni. Por Vengeri nuk e mendon shumė gjatė. Ai ka kaluar 12 vjet me pėrballje festive si kjo dhe e di mirė qė ėshtė njė periudhė shumė e rėndėsishme, jo vetėm pėr dhuratat. Deri nė fund tė muajit, Arsenali do tė ketė luajtur po aq ndeshje kampionati sa do tė luajė bashkė nė janar dhe hskurt. Dhe tekniku dėshiron t’i japė fund vitit nė mėnyrėn e duhur sot nė “Fratton Park” e mė pas nė “Goodison Park”. “E dimė qė kjo periudhė ėshtė e rėndėpėr ne”, tha ai. “Kemi luajtur ndaj Ēelsit dhe Totenhamit nė fushėn tonė dhe tani duhet tė luajmė nė fushėn e Portsmuthit dhe Evertonit. Nė fund tė kėtyre ditėve do tė dimė mė tepėr se kush i ka mundėsitė mė tė mėdha pėr tė fituar titullin”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
 
Shifrat “thonė” Arsenal, pėr Vengerin ende herėt!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Champions/ Arsenal - Milan, deklaratat

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars :: Sporti :: Futboll-
Kėrce tek: