Nuk arrij te gjej asnje me te forte se mbrojtesit dhe mesfushoret tane, edhe nese do te bridhja neper bote, duke pare shume kampionate. Dhe, nese Ronaldo qendron, atehere jemi ne rregull edhe ne sulm. Adriano Galiani ndoshta i gezohet tre Kupave te vitit 2007 (Champions League, Superkupa e Europes dhe Boterori i Klubeve). Por, ndonjehere edhe merkato eshte e nevojshme, sidomos kur mosha e ekipit kuqezi le per te deshiruar dhe nuk percjell optimizem per te ardhmen. Ndaj, janari duhet te jete nje muaj ndjekjesh dhe disa alternativa jane gati.
Ronaldinjo Milani nuk do te shqetesoje Barcelonen, por qendron ne pritje dhe Ronaldinjo vazhdon qe te zhgenjeje, ashtu si edhe ne El clasicon e te dieles, ndaj Realit. Shtypi spanjoll e kryqezon, Rajkard e ul ne stol, Berluskoni do te jepte shpirtin per ta pasur.
Shevcenko Nese do te kthehej ne Itali, do ta rivishte fanellen e Milanit. Galiani ka hapur krahet dhe dyert kuqezi.
Zambrota Nje kampion bote per kampionet e botes per kluve. Galiani ia ka kerkuar shpeshhere Laportes, edhe ne forme borxhi, ne janar. Gjithcka do te vendoset pas mbledhjes RajkardLaporta.
Sanjol Ne fillim i ofrohet kuqezinjve, me pas pergenjeshtron gjithcka. Francezi mbetet sidoqofte nje objektiv i arritshem. Me bavarezin dhe Zambroten, mbrojtja e Milanit do te forcohej.
Frei Pas Bufonit, nje nga me te miret ne porte dhe ne qarkullim, sigurisht, duke qendruar ne aspektin qe ofron merkato. Ka avantazhin qe njeh futbollin italian dhe qe ka luajtur te Interi, ne Milano.
Boruk Eshte vetem 27 vjec dhe ka nje kurrikulum qe e prezanton si nje fenomen ne porte. Qe prej korrikut te vitit 1999 deri ne veren e 2006es, Legia e Varshaves e ka paraqitur pak sa, sidoqofte. Tani qe ka gjetur nje sistemim fiks (Selltiku), Milani e ka ndjekur me mire dhe ne ndeshjet direkte ne Champions.
Galiani: Parate nuk hidhen kot!
Edhe pse Milani ne derbi ka treguar disa kufinj, Adriano Galiani, administratori i deleguar i klubit, eshte shprehur se ne janar nuk do te kete nje revolucion, pavaresisht se ne gazeta te ndryshme jane paraqitur disa emra te cilat ndiqen nga kuqezinjte, por qe sipas Galianit jane thjesht lajme te pabazuara: Mendoj se ne janar nuk do te blejme asnje futbollist, sepse do te ishte sikur te hidhje para me kot. Nese ne treg ska lojtare qe mund te bejne pune, atehere pse duhet te shpenzosh, apo thjesht per ti bere qejfin mediave, qe vazhdojne kritikat, sepse e kane per detyre ta bejne.