Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 28 Nėntori- Dita e Flamurit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

28 Nėntori- Dita e Flamurit Empty
MesazhTitulli: 28 Nėntori- Dita e Flamurit   28 Nėntori- Dita e Flamurit Icon_minitime27/6/2007, 18:05

Nė dhjetė vjetėshin e parė te shek. XX. shqiptarėt organizuan kryengritje tė shumta, duke pėrfshirė qytete tė ndryshme, pra edhe Preshevėn. Edhe pėrkundėr rrethanave tė ndėrlikuara ndėrkombėtare, luftėn pėr ēlirim dhe pavarėsi populli shqiptar nuk e ndali. Hasan Prishtina, deputeti i Kosovės nė dhomėn e deputetėve nė Parlamentin osman mė 11 janar 1912, bėri njė diskutim tė fuqishėm nė favor tė ēėshtjes kombėtare shqiptare. Nga ky diskutim, lindi takimi nė lagjėn Taksim, i deputetėve shqiptarė, qė paraqet marrėveshjen se “pėr Shqipėrin nuk ka tjetėr mjet vetėm tė fitojė me njė kryengritje tė pėrgjithėshme”.

Nė kėtė mbledhje, si e quajti Hasan Prishtina “Komplot i Taksimit”, rol vendimtarė luajtėn dy figura tė shquara tė Kombit, Ismajl Qemali dhe Hasan Prishtina. Nga marrėveshja e Taksimit, me punėn e patriotėve shqiptarė, nė trojet shqiptare dolėn besėlidhjet e krahinave, si e Lezhės, Bregut te Matit, Dibrės e tjera, deri te Kuvendi i Junikut (21-25 maj 1912).

Me inisiativėn e Hasan Prishitnės aprovohet programi i kryengritjes e qė parashihej 1. Caktimi i kufijėve, 2. Krijimi i njė administrate shqiptare, 3. Ngritja e flamurit kombėtarė, 4. Njohja e gjuhės shqipe si gjuhė zyrtare, 5. Nė Shqipėri tė sundojė guvernori shqiptare i zgjedhur nga pėrfaqėsuesit e popullit, etj. Si dhe pėr zbatimin e kėtyre kėrkesave tė jenė garantues fuqitė e mėdha. Kėto kėrkesa, de facto, ishin pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. Mirėpo ato nuk u aprovuan nga Porta e Lartė e Stambollit, prandaj kryengritja e pėrgjithshme shqiptare vazhdoi nė tė gjitha trojet shqiptare.

Aleanca e shteteve ballkanike qė u krijua dhe u zgjerua gjatė periudhės mars-shtator 1912 nė lidhje me Perandorinė Osmane, kishte karakter ēlirimtar, por nė krahasim me trojet shqiptare kishte karakter pushtues- grabitqar. Secili fqi ballkanik, kishte bėrė planet qė tė shkėpuste nga njė pjesė tė Shqipėrisė. Pas mobilizimit tė ushtrisė tė Aleancės Ballkanike nė fund tė shtatorit edhe Porta e Lartė e mobilizoi ushtrine e vet. Mė 8 tetor 1912, Mali i zi i pari shpalli luftė Turqisė, mė 17 tetor Serbia dhe Bullgaria, ndėrsa njė ditė me vonė edhe Greqia.

Kėshtu filloi Lufta e Parė Ballkanike, ndėrsa pėr shqiptarėt filloi njė nga periudhat mė tė vėshtira tė historisė. Pjesa lindore e Vilajetit tė Kosovės (Presheva, Bujanoci si dhe viset tjera) u detyruan t`i lėnė vatrat e tyre shekullore nga depėrtimi i ushtrisė serbe. Pėrzėnia nga Sanxhaku i Nishit kishte mbjellur frikė tek shqiptarėt me masakrat e egra. Prandaj pjesa dėrmuese e tyre u vendos nė Shkup e rrethinė, ku qėndroi disa javė. Pas “qetėsisė” sė krijuar, ata u kthyen nė shtėpitė e tyre, por pyetja ishte ēka gjetėn nga pasuritė e tyre dhe si e kaluan dimrin. Njerėzit me bindje se nuk do tė ndodhė asgjė me ta , pėsuan humbje njerėzish, djegje tė shtėpive, plaēkitje tė pasurive, e shumė ēka tjetėr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

28 Nėntori- Dita e Flamurit Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nėntori- Dita e Flamurit   28 Nėntori- Dita e Flamurit Icon_minitime27/6/2007, 18:06

Kur nė rrethanat diplomatike dhe shtypin evropian filloi tė flitet pėr nevojėn e ndryshimeve territoriale nė Ballkan, patriotėt shqiptarė vendosėn qė tė marrin njė veprim tė ri politik, qėllimi i tė cilit ishte tė ruhej tėrėsia e tokave shqiptare dhe tė mblidhej njė kuvend kombėtarė qė do tė vendoste pėr fatin e saj. Inisiativėn pėr kėtė veprim tė ri e morėn Ismajl Qemali e Luigj Gurakuqi.

Kuvendi i Vlorės

Duke mos marrė parasyshė rrethanat, se edhe nė mos arrinin tė gjithė pėrfaqėsuesit e krahinave tė ndryshme shqiptare, mė 28 nėntorė 1912, nė orėn 14.30, u hap Kuvendi Kombėtarė i Vlorės, nė tė cilin morėn pjesė pėrfaqėsues tė shtresave tė ndryshme tė popullit shqiptarė. Nė seancėn e parė tė kėtij Kuvendi, fjalėn hyrėse e paraqiti Ismajl Qemali nė tė cilėn e paraqiti gjendjen e Shqipėrisė dhe i pėrcaktoi masat e ngutshme qė duhej tė ndėrrmerren. Shqiptarėt tha ai, nuk harruan as gjuhėn e as kombėsinė e tyre dhe prova mė e mirė janė pėrpjekjet dhe kryengritjet qė bėnė pa ndėrprerė, e sidomos nė katėr vitet e fundit pėr tė ruajtur tė drejtat dhe zakonet e tyre. Nė vazhdim, ai tha se: populli na zgjodhi dhe na dėrgoi nė kėtė tubim historik qė tė ndėrmerret shpėtimin e atdheut, e shpėtimi i vetėm ėshtė liria. Prandaj, duke mbėshtetur mbi dėshirat e shenjėta dhe me vullnetin e patundur tė gjithė popullit, dhe me pėrfaqėsuesit e tij e shpallim Shqipėrin tė mėvetėsuar, tė lirė dhe tė pavarur.

Nė vazhdimin e punės sė Kuvendit tė Vlorės, mė 4 dhjetor 1912, u bė zgjedhja e plotė e qeverisė, ku bėnin pjesė: Ismajl Qemali, kryeministėr dhe ministėr i punėve tė jashtme, Dom Nikollė Kaēori, nėnkryetar, Myfit Bej Libhova, ministėr i i punėve tė brenshmė, Abdi Bej Toptani, ministėr i finansave, Mehmet Pashė Dėrralla, ministėr i mbrojtjes kombėtare, Petro Poga, ministėr i arsimit, Mit`hat Frashėri, ministėr i punėve botėrore, Pandeli Cale, ministėr i PTT-sė.

Nė Kuvendin e shpalljes sė Pavarėsisė nuk morėn pjesė: Hasan Prishtina, Idriz Seferi, Nexhip Draga, Sahit Hoxha, e tė tjerė pėrshkak se u internuan nė burgun e Kalasė sė Beogradit (nė Kalemegdan) dhe u mbajtėn deri nė prill tė vitit 1913.

Shpallja e Pavarėsis sė Shqipėrisė ėshtė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme nė historinė tonė kombėtare. Ajo shėnoi jo vetėm ēlirimin nga zgjedhja shumėshekullore turke-osmane, por iu dha grusht vendimtarė pretendimeve territoriale tė shteteve fqinje, edhe pse fatėkeqsishtė nga ajo ditė e deri mė sot mė se gjysma e trojeve shqiptare mbetėn jashtė kufirit tė shtetit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
 
28 Nėntori- Dita e Flamurit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars :: Diskutime tė Ndryshme :: Historia-
Kėrce tek: