Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Disa Ngjarje Historike me Rėndėsi tė Shekullit XIX

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Disa Ngjarje Historike me Rėndėsi tė Shekullit XIX Empty
MesazhTitulli: Disa Ngjarje Historike me Rėndėsi tė Shekullit XIX   Disa Ngjarje Historike me Rėndėsi tė Shekullit XIX Icon_minitime27/6/2007, 17:43

Viti 1821: Hysen-pashė Vranja, vret shehun e teqes sė Preshevės dhe kufomėn e hudh nga kulla nė tokė. Ky krim revolton popullatėn shqiptare tė Preshevės, dhe kjo revoltė pėrhapet sė shpejti nė tė gjitha viset shqiptare nga Bujanoci gjer nė Dibėr. Nga ēdo anė mobilizohen shqiptarėt, dhe pas njė kohe pėrgatitjeje, nisen pėr t'a marrė Vranjėn dhe dėnuar Hysen Pashėn. Para se tė arrijnė nė Vranjė, Hysen Pasha duke marrė vesh se ēka po ndodhte dhe se ēka po i pėrgatitej, largohet nga me tė shpejtė, duke marrė me vete kuajt e ngarkuar me gjėsende tė vlefshme (nė tė dy kuajt kishte ngarkuar edhe nga njėarkė me ari) dhe merr drejtimin, pėrmes Bullgarisė tė ikė pėr nė Turqi, i pėrcjellur nga suita e zgjedhur "besnike". Duke kaluar nė trevėn e banuar me serbė e bullgarė, nė fshatin Klenik, qėndron njė natė nė shtėpinė e njė serbi. Tė nesėrmen nė mėngjez, e gjejnė tė vdekur (Pasurinė e kishin ndarė pastaj pėrcjellėsi, tre nga suita, ndėrsa njė pjesė e mirė i ndahet edhe serbit, zotit tė shtėpisė, i cili pastaj ishte bėrė pasaniku mė i madh nė krahinėn e Vranjės). Shqiptarėt, me tė hyrė nė Vranjė, pothuajse nuk hasėn fare nė rezistencė, marrin nė dorė pushtetin, ēarmatosin xhindarmerinė, burgosin njė numėr tė pushtetarėve, por askend nuk vrajnė as maltretojnė. Popullata, me shumicė shqiptare, i pret kryengritėsit me gėzim dhe hare duke festuar tėrė kohėn e qėndrimit tė tyre disaditėsh nė qytet lirinė e papritur, duke ju bėrė nderime e mikpritje luftėtarėve me tė gjitha tė mirat. Gjatė tėrė kėsaj periudhe nuk kishte ndodhur asnjė vepėr delikti, edhepse qyteti ishte pėrplot njerėz me pėrkatėsi tė ndryshme nacionalitetesh.

Pas tėrheqjes sė kryengritėsve, Stambolli dėrgon njėsitė speciale pėr tė shuar kryengritjen dhe pėr tė ndėshkuar iniciatorėt e saj. Me tė arritur nė Kumanovė, duke menduar se ishte Presheva, ia shtinė flakėn. Tė nesėrmen, kur hyjnė nė Preshevė, qytetin e gjejnė tė zbrazėt. Me urdhėr nga lart, nuk e pėrsėrisin aktin e piromanisė si me Kumanovėn, por vjedhin e plaēkisin ēdo gjė qė ju vjen pėr dore.
Nė kohėn kur Stambolli i jep autonominė Serbisė, fillon edhe pėrndjekja e shqiptarėve nga trjojet stėrgjyshore tė Rakovicės, tė Smederevės dhe tė fshatrave tė kėtyre krahinave. Njė pjesė e kėtyre tė dėbuarve arrin tė vendoset, pėrpos nė vende tjera tė Kosovės, edhe nė Preshevė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Disa Ngjarje Historike me Rėndėsi tė Shekullit XIX Empty
MesazhTitulli: Re: Disa Ngjarje Historike me Rėndėsi tė Shekullit XIX   Disa Ngjarje Historike me Rėndėsi tė Shekullit XIX Icon_minitime27/6/2007, 17:44

Nė kohėn e mbajtjes sė Lidhjes sė Prizrenit (1878), nga treva e Preshevės nė mbledhjen e Lidhjes, ka marrė pjesė njė delegacion i kryesuar nga Osman Ēaushi, njė trim dhe patriot i njohur nga fshati Ēukarkė.


Pas Kongresit tė Berlinit (1878), dhe plojės pėr tė cilėn ėshtė shkruar nga historianėt tanė e tė huaj, por jo edhe nė pėrmasa ēfarė kanė qenė krimet fatale kundėr shqiptarėve, kur janė vrarė e masakruar me qindra mijėra shqiptare, dhe me qėllime kriminale tė spastrimit etnik, janė zbrazur trojet me shumicė shqiptare tė Jagodinės, Quprisė, Pllanės, Krushevcit, Nishit, Leskovcit, Surdulicės, Vranjės, Prokuples, Kurshumlisė etj. Popullata e shpėrngulur shqiptare, nga trojet e tyre stėrgjyshore, ishte vendosur nė jug tė trojeve shqiptare nė Kosovė, Maqedoni. Njė pjesė kishte gjetur strehim edhe nė Preshevė e Kumanovė.

II. Beteja e Kaēanikut, ēlirimi i Shkupit dhe ngjarjet tjera lidhur me Preshevėn nė shekullin XX

Kur intelektuali dhe patriot Nexhip Draga nga Mitrovica zgjidhet deputet i Shkupit pėr Mexhlisin Osman dhe pas njė kohe vjen nė Preshevė, pėrmes Ymer- efendi Aliut, me tė cilin njihet ngaherė, merr kontaktet me Idriz Seferin, patriotin dhe luftėtarin e njohur tė lėvizjes kombėtare. Pas njė kohe tė njohjes reciproke, lidhin miqėsi tė ngushtė. Nexhip Draga nxjerr gazetėn "Vatra" dhe emėron Idriz Seferin pėr kryetar nderi tė kėsaj gazete, botimin e sė cilės pas njė kohe pushteti osman do ta ndalojė.

Nė pėrgatitje pėr betejėn e Kaēanikut, Idriz Seferi, pasi qė kishte formuar njėsitet ushtarake nga Malėsia e Karadakut, fillon mobilizimin, me hatėr e me zor, tė fshatarėve tė aftė pėr luftė tė Luginės sė Anamoravės, sidomos tė pjesės sė epėrme, prej Gjilanit gjer nė Viti, dhe, pas pėrgatitjeve, sidomos tė atyre qė nuk kishin marrė kurrė armėt nė dorė, me sukses i pėrballon sulmet e forcave osmane nė betejėn e Kaēanikut, tė cilėn e kurorėzon me fitore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Disa Ngjarje Historike me Rėndėsi tė Shekullit XIX Empty
MesazhTitulli: Re: Disa Ngjarje Historike me Rėndėsi tė Shekullit XIX   Disa Ngjarje Historike me Rėndėsi tė Shekullit XIX Icon_minitime27/6/2007, 17:45

Mė 1912, Bajram Curri, depėrton me njėsitet e veta nga Kosova, dhe pasi i ndjek hordhitė osmane, ēliron Shkupin. Nė tė njejtėn kohė Idriz Seferi e ēliron Preshevėn dhe e detyron kajmekamin qė t'a nėnshkruajė dokumentin e dorėzimit tė Preshevės kryengritėsve shqiptarė tė Karadakut, tė cilin e kishte pėrpiluar mė parė Ymer - efendi Aliu, nė dy kopje. Pastaj cakton Ymer -efendiun tė shkojė nė Shkup qė njėrėn kopje t'ia dorėzojė Bajram Currit, ndėrsa tjetrėn e ndalė pėr vete. Sipas tregimit tė Ymer-efendiut, me tė arritur nė Shkup, kishte mbetur i befasuar. Tė gjithė tė burgosurit, pa dallim kombėsie, ishin liruar, dhe njerėzit ardhur nga tė gjitha gumėzhonin si bletėt rreth koshiqeve, nga masa e madhe e blerėsve dhe shitėsve tė lloj-lloj mallėrave, lirshėm pa ju cėnuar askujt as qimja e flokut. Pėr dallim nga koha e osmanėve, kur bėheshin hajni, rrahje e vrasje. Duke kujtuar kėtė kohė, njerėzit me pas thonin: pasha ato ditė tė lumtura tė kohės sė Bajram Currit. Edhe konsulli anglez e kishte e kishte informuar Forin Ofisin pėr kėtė "ēudi"qė kishte ndodhur nė Ballkan(!).

Nė fund tė vitit 1912, pas pushtimit tė Shkupit nga Serbia, mbi lumin Vardar me javė kishin rrjedhur kufomat e shqiptarėve, nė kohėn kur ishin vrarė e masakruar me dhjetėra mijėra shqiptarė anembanė trojeve shqiptare, e nė Preshevė e fshatra ishte bėrė plojė fatale.

Nė kohėn e luftės sė Parė Botėrore, gjermanėt nė trevėn e Preshevės i sjellin Bullgarėt, tė cilėt, pas plojės qė bėjnė, mobilizojnė rininė shqiptare, dhe e dėrgojnė nė Bullgari pėr tė punuar, nė pjesė e tė cilėve atje vdesin nga uria.

Pas Luftės sė Parė botėrore, kur nė tokat shqiptare kthehet serish Serbia, edhe nė territorin e Preshevės, si edhe nė trojet tjera vazhdon kriminaliteti, plaēkitjet, marrja e tokave, e pastaj edhe shperngulja masive pėr nė Turqi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Disa Ngjarje Historike me Rėndėsi tė Shekullit XIX Empty
MesazhTitulli: Re: Disa Ngjarje Historike me Rėndėsi tė Shekullit XIX   Disa Ngjarje Historike me Rėndėsi tė Shekullit XIX Icon_minitime27/6/2007, 17:45

Nė vitin 1941, me pushtimin e gjermanisė naziste nė Jugosllavi, nė trevėn e Preshevės vjen pushtuesi bullgar, i cili, sipas traditės barbare-kriminale, vazhdon e rrit edhe mė shumė plojėn mbi shqiptarėt (ka pasė raste kur njerėzit e gjallė i kanė futur nė furrė tė gėlqeres). Nė vitin 1944, edhe shqiptarėt e Preshevės me rrethinė, si ata tė trojeve tjera shqiptare, iu kundėrvuan partizano-ēetnikėve serbo-malazezo-"maqedon". Mėpastaj kėtyre u vijnė nė ndihmė edhe bullgarėt (nga njėsi "fashiste" tė shndėrruar nė njėsi "ēlirimtare"). Pas rezistencės tremujore, forca tė mėdha pushtuese, tė armatosura me armatim modern tė kohės, depėrtojnė serish dhe okupojnė tė gjitha trojet shqiptare nėn Jugosllavi. Pushtuesit pėrsėrisin edhe mė barbarisht krimet e tyre gjenocidiale (ėshtė i njohur krimi famkeq tė cilin e bėjnė nė bodrumin e "Kafes sė Tozės", nė Preshevė, ku kanė sharruar me sharrė dhjetėra njerėz shqiptarė tė njohur, ndėr tė cilėt edhe Muzeini i Xhamisė, mulla Jusufi).
Nė vitin 1956, gjatė "aksionit tė mbledhjes sė armėve", edhe nė Preshevė e fshatra ėshtė ushtruar terror, qė ndikoi tė bėhej shpėrngulja e njė numri tė konsiderueshėm shqiptarėsh, nė Turqi, Europė e Amerikė.

Nė kohėn kur Kosovės i hiqet "autonomia", vazhdon politika e njejtė serbomadhe nė kėto troje ...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
Sponsored content





Disa Ngjarje Historike me Rėndėsi tė Shekullit XIX Empty
MesazhTitulli: Re: Disa Ngjarje Historike me Rėndėsi tė Shekullit XIX   Disa Ngjarje Historike me Rėndėsi tė Shekullit XIX Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Disa Ngjarje Historike me Rėndėsi tė Shekullit XIX
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars :: Diskutime tė Ndryshme :: Historia-
Kėrce tek: