Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Empty
MesazhTitulli: Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė   Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Icon_minitime27/6/2007, 17:26

Siē dihet, masivi malor i Karadakut perfshine nje territor te gjere gjeografik ne mes te Kaēanikut , Vitis, Gjilanit, Bujanocit, Presheves, Kumanoves e Shkupit, i cili eshte nje territor kompakt i banuar nder shekur krejtsisht me shqiptare. Politika serbomadhe, me veprimtarine e vete antishqiptare, beri ēmos qe sipas elaborateve te tipit ēubriloviqian, ta zhduke kete popullate etnike nga faqja e dheut dhe ta ndryshoje strukturen etnike te shqiptareve ne keto treva ne te mire te popullates serbe, e cila pretendonte nje Serbi te madhe qe do te kishte dalje ne detin shqiptare. Ne keto veprime fashiozide u shquan sidomos disa njesi partizane te Serbise, Maqedonis e te Malit te Zi ne te cilat me kohe u inkuadrua levizja ēetnike. Krimet masive partizanoēetnike ne Karadak, sipas disa burimeve historike, si dhe deshmitareve, filluan ne nentor te vitit 1944 e vazhduan deri ne pranvere te vitit 1945. Edhe pse krimet e serbeve ndaj shqiptareve ishin ne vazhdimesi e atyre te meparshme, megjithate ne kete periudhe krimet jane me masive. Kesisoj, me 6 tetor 1944 u formua brigada XVI maqedonase me Glisha Sharanoviqin komandant, e cila shpejt rriti numrin e ushtareve. Me 14 nentore, kjo brigade hyri ne Shkup per t`u nisur po at dite per ne Kaēanik. Vetem per nje muaj e diēka, perkatesisht deri me 14 nentor 1944 likuidoi rreth 200 shqiptare. Pas vrasjes se 128 vetave ne fshatin Bllace te Ulet, kjo brigade u nis per ne Karadak te Gjilanit, me ate rast ne Stubell therri mizorisht tete shqiptare. Vetem ne dhjetor te po atij viti famekeq kaloi ne territorin e Karadakut te Presheves, kinse per ti ndihmuar brigades XVII te Serbise, te cilat bejne plojen ne Iseukaj ku u masakruan 100 veta.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Empty
MesazhTitulli: Re: Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė   Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Icon_minitime27/6/2007, 17:27

Fshataret u dorezuan nė besė tė partizanit Avdi Zuba

Per rrjedhen e kesaj ngjarje, nder me te trishtueshmet e historis sone te pergjakur, ka nevoje te zgjatemi me shume, ngase per te nuk eshte shkruar sa duhet. Se pari kur keto brigada hyne ne Karadak, shperndane njesit e veta neper fshatra, kurse ftesa per dorezimin e malesorve te pafajshem qe nenkuptonte edhe amenstine absolute te tyre, ishte nje mashtrim dinak ne nje ane dhe premtim tragjik e i kobshem ne anen tjeter, sepse nga ky shkak gjeten vdekjen qindra malesore te kesaj ane. Disa njesi te brigades XVI maqedonase u stacionuan ne fshatin e vogel Iseukaj, ku ushtruan reprezalie te papara ndaj fshatareve te pambrojtur. Ardhjen e tyre ne fshat, sipas disa analizave, e kishte paralajmruar aktivisti partizan Avdi Zuba, i cili u kishte drejtuar fshatareve me thirrjen "vellezen, mos i leshoni shpijat e katundet se keta jane partizane dhe nuk do ta ngucin askend»?! Megjithate duke thirrje mashtruese, fshataret u binden qe te mos arratisen maleve. Mirepo, per te verifikuar menjehere tradhtine, brigada ne fjale, qe diten e pare te hyrjes ne fshat se pari e likuidoi Avdi Zuben bashkeme kater fshatare tjere. Pastaj shtabin e tyre e kurdisen ne shtepin dykateshe te Memish Nuhiut, te cilin e «shperblyen» duke e vrare vetem me nje plumb pushke.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Empty
MesazhTitulli: Re: Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė   Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Icon_minitime27/6/2007, 17:28

Shtėpia e Zylfi Kamberit ishte bere kasaphane njerzish

Ne pjesen perdhese te shtepis se Memish Nuhiut i sillnin malesoret nga ante te ndryshme ta Karadakut te Presheves e te Gjilanit. Prej aty i terhiqnin zvarre te lidhur deri tek shtepia e Zylfi Kamberit te cilin e kishin shendrruar ne kasaphane te pergjakshme njerzish. Posa erresohej, edhe ketu si ne kafe te Tozes ne Presheve, jehona e zerit te daulles, harmonikes e zurles shenonte fillimin e turturave, kurse intensiteti i shtuar i muzikes sherbente per mbytje te klithmash te viktimave.

Pamjen e dhomes ku u beheshin ekzekutimet e ku fikej jeta e malesoreve, me se miri e pershkruante Rizahu, tash i ndjere, i cili i ishte deshmitare i vetem qe u gjend ne ate dhome, por pastaj shpetoi nga vdekja, meqe me shume veshtiresi e fat arriti te ike nga kthetrat gjakpirese te vrasesve. Ai rrefente me trishtim se si nga zjarri qe digjej ne oxhak dukeshin qarte muret e pergjakura, kurse perreth i kishin ushtaret qe duke pire e duke bere aheng, me kenge nge goje thernin e vritnin viktimat e pafajshme. Asnjerin nga ato viktima thoshte Rizahu, nuk e njihja, sepse ishin te mbytur ne gjak. Disa sish dridheshin e perpeliteshin ende a dhene shpirt. Prane tyre qendronin kmesa, sopata….

Per dymbedhjete dite rresht, sa mendohet qe qendroi brigada ne Iseukaj, ua solli vdekjen 100 vetave. Te gjithe meshkuj nga fshatrat e Karadakut e rrethit te Presheves. Kesisoj, sipas shenimeve te arsimtarit te historis X.X nga Gruhalia u vrane 11 veta, nga fshati Lafet 8 veta, nga Gosponica 20 apo sipas disa te dhenave tjera 16, nga Bukuroca e keqe 13 veta, nga Miratoca 15 veta, nga Sopoti 40 si dhe nga Ternava 10 veta.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Empty
MesazhTitulli: Re: Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė   Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Icon_minitime27/6/2007, 17:29

Mėnyra barbare tė vrasjeve

Menyrat e vrasjeve ishin barbare. Siē rrefen ne nje shkrim te Hebib Aliut ne «Bota e re» Xhavit Nuhiu, i cili atebote ishin gjahste vjeēare, krimet e tilla mund t`i bejne vetem njerzit me prirje tradicionale sadiste. Ai rrefen me dhembje se su ua nxoren shpirtin mizorisht anetareve te familjes Dalipi. Rexhep Dalipin me te kater djemte e lidhen dhe i futen ne kazan qe vlonin me uje. I majten aty deri ne ofshamen e fundit te jetes. Kete ngjarje si ne enderr te llahtarshme e perjetoi nena e ketyre kater femijeve. Plot nje vit Zethane Dalipi u mundua ta ngushlloi vetveten, por dalngadale e leshoi durimi. Atehere kur lutjet dhe thirrjet drejt Zotit, per t`ia kthyer femijet, nuk i plotesuan, ajo filloi te mallkoje, pastaj u ēmend. Me pastaj jeten e jetoi me kengevaj, pantomime e thirrje lemeritese. Nena Rahime Metaj nga fshati Sefer, me duart e veta varrosi djalin e saj Rexhepin, te cilin e sakatosen para syve te saj, duke ia gjymtuar te gjitha pjeset e trupit. E varrosi me gjysmeshpirti e ne gjendje amullie ne te njejtin varr me Cetin e Bahtijes. Dy djemte e Kamber Demirit, Hajredinin 14 vjeē dhe Halilin 12 vjeē i moren per ne rrugen e vdekjes gjate kohes kur ishin duke i ruajtur dhente. Me vone ata u gjeten ne gropat e Iseukut. Lili (Halili) i kishte syte e nxjerre dhe nje plumbe ne lule te ballit, kurse Dinit (Hajredinit), vdekjen ia kishin sjelle tri plaget ne shpine nga te goditurat me singi. Edhe sot Ahmet Murati, pjesmarres i nxjerrjes se kufomave nga gropat e Iseukajve, kujton fjalet e xhaxhait te tij Arifit, i cili kishte shpetuar nga pushkatimi ne Iseukaj, por qe pas vete te vrare kishte lene tre vellezer, djalin dhe tre kusherinj te aferm. Ne dhome, pohonte ai, isha i lidhur bashke me djalin e Xhavitit, i cili kishte vetem 16 pranvera. Dhoma ishte perplote me njerez qe gjemonin nga dhembjet e te rrahurave. Here here hynin ushtaret dhe merrnin nga nje apo dy veta per pushkatim, ndersa dikujt ia shtrengonin duart rishtas me konop. Djalin e kaploi frika dhe me tha duke belbezuar “Babe,e pate puna jone”. I thashe se kur te vine ushtaret ti shtrengojne duart, ti mbaji me hapur qe mos te mund te shtrengojn shume, sepse ne xhep e kame nje bris te fshehur dhe pasi ti lirosh duart do ta presh edhe litarin e duarve te mia dhe do te ikim disi. Djali u qetesua dhe ēuditerisht e zuri nje gjume i rende ne prehrin tim. Ne mes te gjemimeve tjera ndjeja edhe kerrhamen e tij. Nuk vonoi pak, kur dera u hap me rrembim. Dy ushtare i rane shkelm djalit tim per ta zgjuar nga gjumi. Ia vune dy gjunjet ne bark dhe ia shternguan duart me sa fuqi qe kishin. I pergjumur qe ishte kishte harruar porosin time. Serish kaploi frika. U perpoqa ta ngushlloja e t`i jepja force, por pas pak na nxurren jashte. Na shpinin drejt gropave ku duhej te na pushkatonin. Kur provonim te kthenim koken prapa, ushtaret thernin ne sy me disa shkopinj druri me maje te gdhendur. Nuk ishte pune ikjeje. E shtena e armeve me rendoi trupin, edhe pse isha i lenduar vetem pak. Pesha e djalit tim te vrare, me te cilin ishim te lidhur ne nje litar ma lendoi shpirtin. Se si ishte keputur konopi, as vete nuk e di. Nje kohe qendrova i shtrire ne grumbullimin e kufomave te tjera, pastaj u rrekelleva livadhit teposhte dhe ika …
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Empty
MesazhTitulli: Re: Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė   Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Icon_minitime27/6/2007, 17:29

U masakrauan edhe Gosponica edhe Rainca

Nje tmerre i tille , gati si ne Iseukaj, qe tash po mbush mbi gjysme shekulli qe u shkaktua nga shovensitet serbo-ēetnik e maqedonas, u krye edhe ne fshatin malor Gosponice te Presheves. Edhe ketu ngjarja ndodhi ne fundt te muajit nentore te vitit 1944, me ē`rast u pushkatuan gati te gjithe burrat e fshatit dhe nje nene. Diten e masakres, rrefejn deshmitaret, nisen krisma pushkash qe vinin nga kodra qe gjendet vetem disa qindra metra larg fshatit. Per ate dite, organet e atehershme, te prira nga komunistet, paten kerkuar qe te gjithe ata qe kishin arme t`i dorzonin menjehere, ne te kunderten do te ndermerreshin masa te rrepta ngaj tyre. Njeri nga punktet ku duhej te dorezonin armet malesoret e fshatrave te Karadakut ishte Rohovica. Armet, sipas tyre, duhej te dorezoheshin ne ora gjashte te mengjesit. Mirepo, krismat e pushkeve sa vinte e shpeshtoheshin, keshtu qe Gosponicasit nisen t`i shqetsonin. Plaku Jahi Jusufi doli skaj murit per te pare se nga vinin te shtenat, mirepo ne ate rast befas e qelloi nje plumb ne kraheror dhe e plagosi rende. Burrat e tjere te fshatit, pas ketij rasti, tubohen per ta kuvenduar punen me mire per nderrmarrjen e hapave te metutjeshem. Mundesit per te ikur ne mal ishin shume te vogla, sepse ishin rrethuar nga te gjitha anet me forva te medha partizanesh. Nderkaq, ne anen tjeter, arsye per ikje nuk kishin ngase e dinin se askush nga ta nuk kishte bere ndonje te keqe.

Po ashtu, pushteti i ri kishte perhapur lajme se popullin nuk do ta gjeje asgje e keqe. Shi per kete ata vendosen qe te mos i leshonin shtepit dhe familjet e tyre. Nje nga fshataret, Salih Shabani, mori nje shkop te gjate, ne te cilin lidhi nje lecke te bardhe dhe e ngriti perpjete, duke ua bere te dije sulmeve se nga ana e fshatareve gosponicas nuk do te kete rezistence. Pas kesaj, brigada me numer te madh partizanesh zbriti ne Gosponice dhe rrethuan teresisht fshatin. As miza me nuk mund te dilte nga aty. Grupe grupe katilet u futen neper shtepia, kurse numri me i madh i tyre qendronin gati me tyta te kthyera kah dyert e dritaret e shtepive. Rrugat e fshatit ishin perplot me ushtare. Fillon tmerri …
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Empty
MesazhTitulli: Re: Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė   Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Icon_minitime27/6/2007, 17:30

Ne shtepin e Ibrahim Fejzullahut, cili kishte shkuar qe ne mengjese ne Rahovic per te dorezuar armet dhe momentalisht nuk ishte ne shtepi, futet nje grup partizanesh, te cilat gruas se tij, Hanifes, tentojn t`ia marrin bohēen me rroba te nuseris, gje te cilen ajo e kundershtonte duke e shtyre e rrezuar per toke nje nga ushtaret, mirepo ushtaru tjeter qe ishte afer saj e qellon ne kraheror me rafal automatiku dhe e vret ne prani te tre femijeve te saj te vegjel.

Pushkatimi i burrave dhjete metra larg shtepive

Me pastaj, duke hyre shtepi me shtepi grumbullojn te gjitha burrat e fshatit se bashku me dy femije te mitur dhe duarlidhur i pushkatojn vetem dhjete metra larg shtepive te fshatit. Jahi Jusufi, i cili plagos me pare derisa u dha shenje per dorezimin e fshatit, edhe pse ishte ne gjendje te rende e para vdekjes, ate e gjejn te shtrire ne shtrate dhe e marrin se bashku me te tjeret dhe e godasin edhe me nje plumb tjeter. Kesaj rradhe vdekja per te ishte e pashmangshme.

Sipas listes se shenimeve te arsimtarit te historis X.X.(lexo me larte) del se ne Gosponice u vrane 20 veta e u plagos nje. E vrane Pajazit Arifin, Avdil Arifi, Arif Xhaferi, Nasuf Arifi, Sefedin Arifi, Sali Shabani, Shaip Shabani, Demir Abdullahu, Abdulla Demiri (gjyshe e nip), Ramiz Ramizi bashkeshortja e Brahe Gosponices, Fazli Abdullahu, Hajredin Abdullahu (babe e bire), Jahi Jusufi, Rexhep Hetemi, Rexhep Asllani, Haqif Zeqiri, Sefedin Zeqiri, Behxhet Haqifi, ndersa u plagos Iljaz Arifi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Empty
MesazhTitulli: Re: Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė   Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Icon_minitime27/6/2007, 17:31

Ndersa sipas nje shkrimi te XF., te botuar ne „Jehona“ , del se u vrane e u pushkatuan 30 veta: Hanife Fejzullahu, grua e Ibrahimit, Fazli Nuhiu me djalin Hajrushin, Demir Veliu me djalin Shaipin, Hetem Misini, Haqif Zeqiri me djemte Ajetin dhe Bejxhetin, Jahi Jusufi, Avdil Arifi me djalin Arifin e nipin Xhaferin, Azem Aliu, vellezerit Nasuf e Sefedin Ramadani, Kadri Nasufi, Behlul Musliu me djemte Shabanin dhe Musliun, Adem Rrustemi, Rrustem Rrustemi, Ali Selmani, Salih Ibrahimi, Avdil Ibishi dhe dy mysafiret Bejzat Ternava e Sabit Koka. Siē verehet, ne te dy pale shenimet mungojne nga disa emra te pales tjeter, keshtu qe mund te supozohet se numri i viktimave mund te kete qene me madh se 20 apo 30 veta. Pas kesaj masakre, ashtu si edhe ne Iseukaj, Gosponica mbeti e shkrete. Nga vdekja shpetuan vetem 4-5 burra, te cilet ne kohen kur ndodhi masakra nuk gjendeshin neper shtepite e tyre per shkak se kishin zbritur ne Rohovic per ti dorezuar armet. Ne mesin e te gjalleve mbeti edhe Ibrahim Fejzullahu, te cilet ne mungese te tij ua vrane mizorisht gruan Hanifen. Ata qe mbeten gra e femije te trishtuar iken kah munden. Vetem pasi shkuan ushtaret serbe, te cilet pas vete lane vetem shketerim, zjarr, kufoma e gjak, te gjallet mbetur u kthyen per t`i varrosur te vdekurit, duke i futur edhe nga dy apo tri veta ne nje varr te perbashket.

Qendresa e shqiptareve ne luften e Rahovices

Ashpersimi i situates ushtarake e politike ne mes te popullates shqiptare te Kosoves Lindore e me gjere dhe ushtrise jugosllave u shtua veēanarisht pas luftimit te partizaneve ne perendim te kufirit shqiptaro-serbe, qe atehere ishte ne “udhe te Frengut”, ne diten e festes fetare te Bajramit, pikerisht me 10 shtator te vitit 1944. Qellimi i ketij sulmi, sipas deshmitareve, ishte qe te pushtoheshin fshatrat e Karadakut, ne menyre qe ne ato te behej vrasja masive te digjen ato fshatra e te zhduken nga faqja e dheut. Nje sulm te ketill komanda ushtarake jugosllave e vleresonte si menyre dhe moment te volitshem per njehere e pergjithmone te malesoreve. Kesisoj, forca te medha ushtarake, sipas disa te dhenave rreth 1000 veta, arriten te hyjne ne luginen e Rainces dhe te vendosen rreze malit te Gares, Berēecit e Bukocit me qellim qe se shpejti te deportojn ne Gosponic, Maxhere, Ilinc e Buhiq.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Empty
MesazhTitulli: Re: Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė   Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Icon_minitime27/6/2007, 17:31

Mirepo si Raincasit me burrat e fshatrave te rrafshit perreth, ashtu edhe malesoret e gati te gjitha fshatrave te Karadakut, me nje organizim shembullor dhe guxim e trimeri te jashtzakonshme arriten qe te zhvillojn nje beteje te madhe frontale e mbrojtese, ne te cilen armikun e shkaterruan teresisht. Thuhet se pos nja 280 ushtareve qe u dorezuan dhe u zune rob, e te cilet me vone u liruan, te tjeret ilane eshtrat neper malet tona. Megjithate, ne kete lufte fyt per fyt u vra edhe Shukri Zylfiu, si dhe Ali Hoxha nga Garja, plak92 vjeēar, te cilin edhe pse ishte i verber ne te dy syte, ēetniket e therren me thike ne qafe. Nderkaq ne kete beteje u plagosen Nuri Nuredini, Hamdi Kurteshi, Qahil Ahmeti, Ajet Hamdiu e Mehmet Zahiri nga Garja, si dhe dy rejat e Aliut( Hoxhes ne shenje hakmarrje per shkak te strehimit te Hoxhe Lipovices)

Thuhet se me jave te tera kufomat e ushtareve te vrare u qelben neper mal e Reke te Rainces, derisa nje numer i madh i tyre u hodhen nga vendasit ne ca gropa mbi fshat, te cilat fshataret e kishin hapur me pare per te marre dheun per qerpiēe. Pas nje humbje te ketill fatale, forcat serbo-ēetnike nje kohe bukur te gjate nuk guxuan te shkelnin ne keto troje. Mirepo, kur erdhen, serish filluan avazin e vjeter. Moren me dhune fshataret e Rainces dhe i detyruan qe nga keto gropa t`i nxjerrnin kufomat qe tashme ishin kalbur gati ne teresi dhe mund te nxirrshin vetem te copetuara, gjymtyre, gjymtyre. Kundermimi i mishit te kalbur e bente gati te pamundur punen, mirepo nje gje te tille fshataret ishin te detyruar ta benin nga dajaku e t renat me dipēik pushke. Disa qe kundershtuan, madje aty per aty e gjeten vdekjen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Empty
MesazhTitulli: Re: Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė   Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Icon_minitime27/6/2007, 17:32

Dhe perpak e nuk ndodhi me e keqja. Edhe pse i kishin grumbulluar disa dhjetra veta, shqiptare nga Rainca, per t`i ekzekutuar pa gjyq, thuhet se me urdherin e Abdullah Krashnices, ne momentin e fundit, me kalin krejt shkume nga vrapi, arrit ne RainceDushan Iliq Tojaga partizan e bashkeluftare i Abdullahut, i cili arrit t`i shpetoj nga pushkatimi i sigurt raincasit e pafajshem, duke u thene atyre se keta nuk kane faj, kurse ne lufte kane marre pjese te gjitha fshatrat e jo vetem Raica. Nga deshprimi per pamundesine per hakmarrje, partizanet duke u kthyer nga Rainca qelluan ke ndeshen ne rruge. Me tre plumba ne kraheror qelluan dhe e plagosen rende Xheladin Bajramin nga Corrotica.

Dy varre masive nėn hijet e dardhave

Me 3 dhjetor 1992, keshilli per Mbrojtjen e te drejtave dhe te lirive te Njeriut me seli ne Presheve, te cilit iu bashkuan edhe nje grup njerzish nga Presheva dhe Gjjilani, u beri nderim ketyre viktimave te masakruara ne fshatin Iseukaj. Me ate rast, te pranishmit vendosen kurore lulesh mbi dy varret kolektive, qe qendronin si kujtim i llahtarshem i ngjarjes qe kishte ndodhur disa dhjetra vjete me pare. Njeri nga varret ishte krejt prane dy gropave ku u ekzekutuan me se 100 veta e qe dalloheshin ende, meqe edhe pse ne to kishte dale bari, dheu qe kishte “fjetur” ne to, kishte ulur nivelin e rrafshit te lendines. Nderkaq, tjetri varr ishte pak me tutje te parit, rreze malit qe ngrihej perpjete bjeshkes. Per ēudi, ne te dy varret eshte rritur nga nje dardhe, te cilat per ēdo pranvere lulezojn dhe gjate tere kohes thuajse u bejne hije martireve. Pak me lart, aty ketu, ndonje shtepi ende e parrenuar, por me dry ne dere, nderkaq themelet e shtepive te tjera te rrenuara te fusin tmerrin. Ne Iseukaj, veē zogjeve asgje tjeter nuk pipetin. Fshati eshte i shkrete. Aty me dekada te tera, qe nga masakra e kendej nuk degjohet zeri i hareshem i femijeve, as zhurma e fshatareve neper ara e male, as lehja e qeneve…. Fshati ka mbetur i shkrete. Pa njerez, pa gje te gjalle qe e rrethonte dikur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Empty
MesazhTitulli: Re: Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė   Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Icon_minitime27/6/2007, 17:33

Dhembja per kete fshate te vdekur te malesis se Karadakut hetohej edhe ne fytyrat e njerezve te pranishem qe ishin tubuar ate dite dhjetori per t`i nderuar viktimat. Nga turma del Ismet Sinani nga Staneci, i cili tash jeton ne Gjilan. Eviton kujtimet. Vetem nente muaj kam pasur kur e kishin nxjerre babai prej shtepise, me kane treguar gjyshja e nena. Per here te fundit me ksihte marre ne duar, duke m`I puthur qe te dy faqet e per te me lene serish ne krahet e gjyshes. Une nuk e di, por me kane thene se paskam pas thirrur “baba” dhe qenkan ēuditur te gjithe, sepse une atehere nuk kisha ditur te flas. Ndoshta, kobi qe e priste u paralajmrua nga aho thirrvaje apo… S`mund ta shpjegoj. Para turmes foli edhe me plaku, Milazimi nga Shurdhani, i cili tha se edhe atij i eshte mbytur ketu babai nga komunistet, mirepo ai nuk eshte varrosur ne asnjerin nga te dy varret e perbashketa. Si trembedhjetevjeēar qe isha, pohoi ai, bashke me dy te katundit pata ardhur per t`i marre xhenazen. Sapo gjetem dhe u nisem kah udha atje pas kodres, pushket qe krisnin pandrepre, nuk na lane mundesi per me tutje. E varrosem aty, bri udhe, afer nje molleje te bardhe dhe e mbuluam me gure. Me kujtohet si sot, vazhdoi ai, e paten marre ne shtepi, ate dite qe krisnin pushket ne Muēibabe. Nuk mundi t`i leje vetem tere ato gra e femije qe ishin mbledhur nga te tera anet. Kurban i tyre do te behem e nuk i le vetem, u tha s`di sa here burrave qe ngulnin kembe tek ai per te dale ne mal. Tybe, tre kater kilograme cigaresh e kater pesedhjete kilogram llokum ua pat qitur perpara, mirepo qenat ne shtepin tjeter kishin filluar zullumin tek grate. Shkoi atje u tha prere. Nuk kemi pune me gra, une jam ketu. Mire pra, i thane ata. Eja me neve. Dhe e moren. Me nuk e kame pare. Vetem te vdekur,po. Ashtu si ju tregova.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Empty
MesazhTitulli: Re: Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė   Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Icon_minitime27/6/2007, 17:33

Kufomat i nxorren nga gropat grate e femijet

Qetesia qe kaploi fshatin kur pushuan krismat e pushkeve, zhurma e daulleve dhe klithmat mbytese te viktimave siin shenje se partizanet u larguan nga fshati. Shkuan atehere pasi i vrane meshkujt dhe i mbyllen shtepite. Shkretuan tere bereqetin, prene pemet, plaēkiten tere ate qe mund te bartej. Pas vetes lane vetem ndonje plake te kerrusur, gra te veja dhe femije. Ne livadhin, bri shtepise se Zylfiut, mezi vereheshin dy gropat e mbuluar me dhe ne te cilat grumbull ishin futur rreth 100 kufoma. Para se t`i futnin ne to, ata kishin zbrazur tere mllefin e tyre prej sadizmi. I kishin rrahur pameshirshme viktimat, ua kishin prere ekstremitetet, pastaj turpin, i kishin verbuar, pastaj te lidhur ne grupe, bri gropave te hapura enkas per ta kishin zbrazur refalet. Pasi ishin mbushur te dy gropat me trupa njerezish, serish mbi ti kishin shtene me arme zjarri, kishin hedhur edhe bomba. I kishin detyruar grate e fshatit, nenat e viktimave, qe te vlojne kazanet me uje te culet i ksihin derdhur mbi ta. Madje kishin futur edhe gure gelqerje per te pafikur neper gropa, se helbete dikush nga fundi i gropes mund te kete mbetur gjalle, keshtu qe ngrohtesia e vlimit te gelqerjes do t`ua merrte shpirtin perfundimisht…

Pasi shkuan nga fshati partizanet, jugosllave rrefen Ahmet Murati, grate e femijet qe kishim betur gjalle, zbuluam gropat qe ishin te madhesis se nje dhome te vogel. Ne fillim u nxirrnim me dore, kurse me vone i terhiqnim me ndonje dru te gjate. Rralle ndonje kufome qe i kishte te gjitha pjeset e trupit. Shumica sish ishin te gjymtuara. Prane tyre kishte shoka, shalla, plisa litare e rroga te tjera te pergjakura e te perbaltuara. Thuhet se ishin 96 veta, por shume veshtire te identifikohen, ngase per nja dhjete dite sa kishin qendruar kufomat njera mbi tjeteren ishin prishur dhe derformuar sa s`ka. Ka ndodhur qe babai te mos e njohe djalin e vellau vellane e vet. I kompetuam ato shkel e shko duke i ofruar seciles kufome gjymtyren e vet te shkeputur dhe i varrosem ne dy vende ne livadhin rreze shtepive. Me kujtohet si sot, thote Qemal Murati, se si Sadri Memishi me nenen e vet hulumtonin babane, Memishin. Kur u tregova se ate e kame pare diku gjetiu, atehere nisen kujen dhe te qaret. Shkuan per ta gjetur… Varrezat i beme te ceketa, ngase nuk i njihnim te gjitha. Lajmeruam fshatrat perreth, por vetem pak kufoma u nxoren nga aty per t`u varrosur gjetiu. Shumica mbeten bashke edhe ne varre, ashtu siē e gjeten vdekjen. Edhe sot qendrojn prane njera tjetres ato dy varreza masive. I riu Gani Nuhiu, djale i Xhavitit, qe atehere kishte gjashte vjete, here here kujdeset per ato varre. I ka rrethuar me taraba druri. Ua heq barin kohe pas kohe.. Edhe vendi i gropeve, ku u be krimi dallohet mire. Ne te dy varrezat ka leshuar grup nga nje dardhe. U bejne hije te perjetshme martireve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Empty
MesazhTitulli: Re: Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė   Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Icon_minitime27/6/2007, 17:34

Disa nga emrat e tyre qe pesuan ne Iseukaj

Numri i te masakruarve ne Iseukaj nuk dihet ende me saktesi. Sipas deshmitareve ai numer sillet diku 92 deri ne 100 veta, por ka edhe te atille qe pohojn se numri i viktimave nuk eshte me i madhe se 60 sish. Megjithse per kete ngjarje u hesht nje kohe te gjate, kurse deshmitaret qe perjetuan masakren me nuk jane gjalle, nga disa anetare te familjeve te te masakruarve, arritem t`i shenojm vetem keta emra: Miftar Murati(65), me vellezrit Hajredinin (70), Sherifin(63) dhe Arifin nga Staneci. Ky i fundit shpetoi i plagosur, por i u vra djali Xhavit Murati(16) i cili ishte i lidhur me nje konop me te. Po ashtu nga Staneci u pushkatuan edhe Jetulla Murati (16), Hamdi Murati (18), Jakup Murati (75), Bektesh Asllani (34), me te vellane Sylejmanin(31) e kusheririn Ganiun (29), Sahit Asllani (19), Ajvaz Fazliu (75) me te bijte Islamin (19) e Eminin (7), Bajram Rexhepi (55) e Sherif Ramadani (39), Muharrem Shaqiri (32) nga Lezbalia, Isuf Ajeti, (59) me djemte Muharremi (16) e Ajetin (14) nga Lagja e Kareēve, Rexhep Lutfiu (60), Ramiz Arifi (40) me te vellan Zenelin (42), Mehmet Ahmeti (42), Rashit Saqipi (45) qe te gjithe nga Gruhalia, pastja Bariu i Xhymes nga Muhaxheret, ndersa nga fshati Iseukaj, ku u krye masakra, u vrane Rexhep Avdili (75) me djemte Rufatin (29), Mustafen (32) e Ramadanin (24) si dhe kusherinjte Azemin (29) e Hasanin (29), pastaj Shaqir Dauti (15), Murat Avdili (28), Memish Memishi (75), Qamil Memishi (19). Ne Iseukaj u bra edhe nje djale i Hajdar Caravajkes emri i te cilit nuk u kujtohet bashkbiseduesve. Aty u likuiduan edhe keta person nga Sefert: Isa Islami I Caneve (32), Ramiz Hajdari (34), Jetish Sulejmani, Sejdi Rexhepi, Rexhep (Mehmet) Ahmeti (26), djali me i ri i Kamer Seferit, Shefki Shurdhani nga Shurdhanet, Qazim Veseli e Demir Kurtishi nga Kurbalia, Bajrami i Peēenes (45), Selim i Mehjave te Depces me te birin Shaqirin, vellai i Ramadanit te Lafeteve te Depces, Halit Lutfiu (28) nga Gruhalia si dhe Rrustem Lutfiu (22), Sejdi Lutfiu (18), Ali Lutfiu (20) po ashtu nga Gruhalia, Rrustemi i Lafeteve te Depces, Nuhi Caravajka (35) si dhe Hajrullah Demiri (20) nga Sefert.

Keta ishin 57 personat qe e pesuan ne masakren e Iseukajve, e per te culet arritem t`i shenojm emrat nga Ahmet Murati, mesuesi Sadri Sadriu e Qemal Murati, mirepo ka edhe shume emra te tjere te culet duhet ndriēuar sa me pare ne menyre qe te mos shlyhen fare nga kujtesa e popullit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Empty
MesazhTitulli: Re: Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė   Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Icon_minitime27/6/2007, 17:35

Nė Sopot erdhi nje deshmitar nga Turqia

Ndonese nga mbarimi i vitit 1943 ne kete ane me aktivitetin e vet agjitues e luftarak niset te paraqiten si ēetniket, ashtu edhe partizanet, keta te dytet perballe agresivitetit deri atehere me te theksuar te ēetnikeve, ne njefare menyre gjeten nje mbeshtetje me te madhe nga popullata, veēmas kur dihej se ne aradhet partizane aty ketu kishte edhe shqiptare, nje pjese e te cileve kishin bindje se me luften “nacionalēlirimtare” do te zgjidhet edhe ēeshtja kombetare shqiptare ne frymen e “vllaznim-bashkimit” te tyre te proklamuar, po qe nuk vonoi vone shume zbuloi masken e vertete dheu pa qarte se dallimi midis tyre nuk eshte aq shum i madh. Aq me pare kur erdhi koha qe ēetniket e partizane, madje edhe bullgaret te lufotjn me forca te perbashketa, te gjithe te fshehur nen yllin e kuq komunist.

Shembulli i Sopotit, fshat ky midis Presheves dhe Kumanoves, qe tani i takon territorit te ish-Republikes jugosllave te Maqedonis, eshte ilustrimi me i mire i nje konstantimi te tille. Meqa disa individe te ketij fshati si Hamdi Ismaili e Halim Bajrami, kishin vene lidhje te ngushta me partizanet dhe kishte kohe qe i ndihmonin me ushqim, veshmbathje etj., nuk shkoi shume dhe ne Sopot u formua fronti popullor me kryetar maqedonasin Cvejiq Stojēe e sekretar Mulla Liman Limanin, i cili tash jeton ne Kumanove, me qellim te furnizimit sa me te madh te partizaneve. Mirepo miqesia e tille zgjati deri me 8 shtator te vitit 1944, kur kapituloi edhe Bullgaria. Menjehere te nesermen, forcat bullgare u terhoqen nga Shkupi dhe kaluan neper fshatrat ēellopek, Nagoriēane, Nikolan etj., ku u ndeshen me partizanet dhe bene nje lufte midis tyre, ne te cilen bullgaret ne ikje e siper lane nje sasi armesh te renda e te lehta te cilat popullata e ketushme si maqedonasit e serbet, ashtu edhe shqiptaret i dergojne neper shtepite e veta. Pas heqjes se okupacionit bullgar, kufijt qe i mbanin ata, tani deshironin t`i mbanin partizanet e madje kishin ne plan te deportonin nepermjet territorit te Presheves edhe ne Kosove. Mirepo, shqiptaret e Presheves e te rrethines nuk e lejuan nje gje te tille. Ata e mbronin me ēdo kusht kufirin e atehershem shqiptaro-serb ne „udhe te frengut“. Shi per kete ndryshuan raportet edhe ne miqesin false te Sopotit me partizanet. Partizanet ēoren maskat e tyre dhe prishen ate „miqesi“ me shqiptaret e atyshem, duke i lene ne harrese te gjithe ato te mira qe u kishin bere ata ne kohet e veshtira. Naten e fundit te ramazanit te vitit 1944 partizanet sulmuan Llojanin dhe pas nje lufte dy tri oreshe me shqiptaret u thyen keqas dhe iken pertej Sopotit. Ne Sopot, madje u vrane disa partizane. Sopoti tani i takonte zones shqiptare. Pritej hakmarrja
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Empty
MesazhTitulli: Re: Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė   Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Icon_minitime27/6/2007, 17:36

Harkmarrje e barbarizuar tej mase

Nderkohe, te ikurve u arrinin lajme nga partizanet, se pushkatimin e kater sopotasve e kishte bere nje epror krye me vete dhe se per ate veprim do te merrte denimin e merituar, ndersa banoret e Sopotit me nuk duhet te friksohen nga askush per t`u kthyer ne fshat. Nje gje te tille sopotasit e bene pas 15 ditesh qendrimi neper shtepite e huaja. Ata serish iu kthyen vatrave te tyre. Mirepo, meqe siē theksuam, edhe partizano-ēetniket e edhe bullgaret u bene nje dhe tani luftonin nen flamurin e perbashket, pikerisht me 2 nentor 1944 Sopoti serish perplot me ushtare te huaj. Menjehere mobiluan tere fshatin. Ata qe kishin kuaj, buaj. Qe etj., i urdheruan qe te shkojne ne Tergovishte, fshat ne jug te Serbise, qe nga atje te bartnin mallin e bullgareve. Nderkohe ne Llojan behej lufte e ashper midis shqiptareve e forcave pushues qe ishte edhe nje nga shkaqet per masakren qe do te pasoj ne Sopot. Keshtu qe se pari disa ushtare rrethuan shtepine e Sallush Salihut, te cilin kishin ndermend ta zene per disa hesape te vjetra e te hakmerren ndaj tij. Mirepo, meqe Sallushi u shpeton nga duart dhe u iken, kurse ata duke gjuajtur ne te vriten mes vete, me ē`rast humben jeten dy ushtare. Pas kesaj ata marrin nga Sopoti 12 veta, te cilet i dergojn ne Shusheve dhe menjehere i pushkatojn.

Gjakpiresit nuk u knaqen me kaq

Menjehere te nesermen, moren edhe 37 veta te tjere, pleq e te rinj dhe si dymbedhjete te paret i derguan po ashtu ne Shusheve. Aty iu nenshtruan rrahjeve te tmerrshme nga pasojat e te cilave vdiqen Hysen Sejda, Mumin Limani, Shefki Salihu e Xhemal Bajrami. Me pastaj ne tri grupe nga 13 vete i pushkatuan gati te gjithe meshkujt, megjithese ne rrethana te pabesueshme arriten te shpetojn Ymer Latifi, Liman Limani e Kadri Halimi. Gjakpiresit nuk u knaqen me kaq. Ata deshironin qe t`i shfarosin te gjithe, andaj edhe ne Sopot i grumbullojn grate, femijet, te semuret e te gjithe te tjeret dhe keta i nisin per Shusheve, ku kishin plan t`i likuidojn. Mirepo, duke hyre ne Shusheve tokehen me nje kapiten bullgare, i cili pyet se ku po i dergojn te gjithe ata njerez, kurse partizanet i thone se i kane zene rob. Ketyre fjaleve bullgari nuk u beson, edhe u thote se sa u perket burrave ndoshta do t`u kishte zene bese, mirepo shumica e „roberve“ qenkan gra, femije e pleq! Oficeri bullgar e hetoi se partizanet jane duke pergatitur diēka te tmerrshme per ēka me vone do t`i fajsonin bullgaret. Shi per kete ai lajmroi komanden etij per kete rast dhe i ēoi fjale edhe Abdullah Krashnices i cili menjehere bashke me shoket e vete arriti pa fryme ne Shusheve dhe pasi pati nje konfrontim me eproret partizane, duke i marre si peng edhe dy oficera te tyre, i mori me vete te gjithe te arrestuarit e sfilitur e te frikesuar dhe shpetoi nga vdekja e sigurt. Megjithate, prapa kolones se sopotasve, te cileve u printe partizani Abdullah Krashnica, me orientime t drejta kombetare, mbeten me se 70 burra te vrare e shume te tjere te lenduar e te llomitur nga dajaku e maltretimet sadiste serbo-ēetnike
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Empty
MesazhTitulli: Re: Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė   Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Icon_minitime27/6/2007, 17:37

Sopoti atebote kishte 35 shtepi, mirepo nga zullumi dhe tmerret qe i kishin perjetuar gjate kohes se luftes e veēmas nga mbarimi i saj, 24 shtepi me familjet e tyre u detyruan te marrin rrugen e pakthim te shpernguljes per ne Turqi. Me mesin e tyre ishte edhe Nexhip Latifi ( tash ne Turqi me mbiemrin Qehaja). Ky 75 vjeēar, i cili e kishte perjetuar edhe vete masakren, por ne saje te rrethanave te ēuditshme kishte shpetuar gjalle vjete ishte mysafire ne vendlindje, me ē`rast edhe nje here i perkujtoi ngjarjet e trishtueshme te 4 nentorit, dhe ēuditerisht, pa i lexuar askund, permend te gjithe emrat dhe moshen e viktimave, te cilat i dinte permendesh si ndonje vjerrsh. Plaku Nexhip Qehaja me lot ne sy i kishte deklaruar veteranit te arsimit te kesaj ane Ejup Bajramit, nga i cili moren emrat e viktimave, se prejse ka shkuar ne Turqi, gati ēdo nate, pra me mijera here, i ka perseritur vetmevete ata emra para se ta merrte gjumi. Sepse, siē kishte thene ai, ata jane fli e kesaj toke te ujitur me gjakun e pafajshem shqiptar, te mbajme mend dhe t`i kujtojn me shpesh edhe brezat e ardhshme tek te cilet i kemi mbeshtetur te gjitha shpresat. Ky popull liridashes dhe kjo toke martire e meriton lirine.

Vrasje e Likuidime edhe me tradhti

Masakrat dhe terrori ndaj popullates shqiptare te Koseves Lindore e me gjere qe u bene me tradhti e ne emer te ēlirimit te vendit nga forcat partizano-ēetnike serbe, malazeze e maqedonase po edhe ato bullgare, qofte kur ishin ne anen e fashizmit apo me vone ne ate te komunizmit e qe permenden ne kete shkrim, ishin vetem disa fragmente te shkeputura te historise sonte te pergjakshme nder shekuj. Ploja dhe ne Xhami te Poshtme, ne kafe te Tozes ne Presheve, ne Iseukaj, Qarr, Gosponice, Raince, Sopot, Llojan, Kurbali, tek Guri i Zi, Raince, Sopot, Zhunice, Rahovice etj., jane deshmi me e mire se pushtuesi i ri ishte me i zi se tjetri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Empty
MesazhTitulli: Re: Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė   Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Icon_minitime27/6/2007, 17:37

Ai me nuk zgjodhi mjete per te nenshtruar popullin tone dhe per kete qellim perdori menyrat me barbare, madje edhe shfarosjet e likuidimet masive per t`ia arritur synimit per krijimin e nje Serbie te Madhe. Teme me vete jane likuidimet e shqiptareve te kesaj ane, qoft grupe apo individuale, te cilat si teresi eshte shume veshtire t`i kape pena e nje kronisti te rendomte. Per te ndriēuar te gjitha ato momente eshte me se e nevojshme qe t`i pervishen punes historianet tane dhe me perpjekje me serioze, hulumtime te mirefillta, te ndriēojne tere ate qe ndodhi ne te kaluaren ne keto ane e veēmas ne prag apo pas “ēlirimit” te proklamuar nga pushtuesit serbosllave e nga disa individe shqiptare, te cilet si atehere edhe sot ishin dhe jane dore e zgjatur e tyre.

Edhe ca te dhena per disa te viktimizuar te tjere

Eshte mbase e nevojshme qe ne fund te permendim edhe disa emra te tjere, te cilet atebote e pesuan nga sllavo-komunistet dhe bashkpuntoret e tyre. Kesisoj sipas shenimeve te XX, arsimtare i historise, gjate asaj periudhe ne fshatin ilince te Karadakut te Presheves u pushkatuan edhe keta individe: Ejup Selimi, Selim Selimi, Gjog apo Adem Sherifi, Rashit Hajrizi, Kasum Celi, Dodoll Buhiqi, vellezerit Dan e Ajdin Ajdini, Ramadan Dalipi, ndersa u plagosen Behlul Ferati e Riza Selimi, pastaj ne Kurbali u vrane Ragip Halili Kurbalia, vellezerit e tij Hasip e Male Halili si dhe Jonuz Sabedini me te birin Elmi Jonuzi, Xheladin Kurbalia, te culit pasi ia vrane gruan serbe ne nje pusi, flitet se e mbyten disa te aferm te tij gjate kohes kur ishte i fshehur ne nje konak dhe ishte duke fjetur, etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Empty
MesazhTitulli: Re: Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė   Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Icon_minitime27/6/2007, 17:38

Me kete rast po permendim burgosjen e gati te gjithe burrave te fshatrave Magjere, Ilinc e Buhiq qe e beri brigada XVII famekeqe. Te gjitha keta meshkuj i futen te lidhur ne xhamin e Ilinces me qellim te dergimit te tyre ne kasaphanen e Iseukajve, mirepo edhe kesaj here si shume here me pare, me intervinimin e Abdullah Krashnices e te Riza Selimit, te gjithe keta shpetojn per nje qime te flokut. Ndoshta mu kjo ishte arsyeja pse Abdullah Krashnicen e helmuan menjehere pas “ēlirimit”.

Ndjekjet per shkak te fshehjes se ballisteve

Njelloj e kishin pare te zite e ullirit edhe banoret shqiptare te shume fshatrave te kesaj treve martire te Kosoves Lindore, veēmas ato familje qe kishin pasur njonje anetar te vetin ne formacionet balliste, siē ndodhi, fjala vjen familjes Sabedini nga Kurbalia, per shkak se Bajram Sabedini gjendej ende ne mal dhe nuk binte ne dore te pushtetit te ri. Shkaku u tij kishin arrestuar jo vetem kete familje, por tere lagjen e Nuhallareve, te cilet i kishin mbajtur me jave neper burgje duke perfshire atya pos burrave edhe grate, femijet, pleqt, te semurit. Ne nje rast, madje kishin zbuluar ne pyll gropen ku kishte qendruar i fshehur nje kohe Bajrami, tere ata njerez i kishin futur grumbull ne ate grope qe nuk ishte me e madhe se dy me dy metra dhe ju kishin kercnuar se nese nuk tregojn ku eshte i fshehur Bajrami, do t`ia lene ne ate grope derisa te vdesin. Megjithate, edhe pse shumica e dinin se ku gjendej Bajrami, ata nuk treguan. Nuk leshoi asnje fjale as vellai Bajrami, Ganiu, te cilin atebote edhe pse kishte vetem 16 vjete, e zhdeshen lakuriq dhe e torturuan mizorisht duke derguar edhe ne burgun e Gjilanit, nuk e zbuloi as kusheriri Sefer Maksuti (17) te cilin barbaret e futen te gjalle ne dhe dhe iu kercnuan me vdekje. As Zejnulla Sabedini (50) qe ia futen kryq tallen e misrit ne goje, per ta ngopur me lehte dhunshem me uje etj. Nga torturat e tilla shtazarake, njeri nga kusherinjt e Bajramit, Rrahman Sabedini (50), te cilin veēmas e brengoste fati i femrave te burgosura te familjes, u ēmend dhe u detyrua qe nje kohe te gjate te sherohet ne spital per te semure me te meta mentale.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Empty
MesazhTitulli: Re: Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė   Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Icon_minitime27/6/2007, 17:39

Perkunder faktit se pushtuesi nuk la mjet pa perdorur per t`i torturuar shqiptaret, sidomos ata te te cilet gjeten mbeshtetje luftaret e kauzes kombetare, ata qendruan stoikisht dhe nuk tradhtuan. Nuk lejuan qe pishtaret e lirise te bien ne duart e pergjakura e mizore te sllavokomunisteve. Se ishte pikerisht ashtu, tregon me se miri edhe shembulli u mesiperm i Bajram Sabedinit, i cili perkunder ndjekjeve te shumta nuk u dorezua dhe nuk ra ne dore te pushtetit. Ate gjer me vitin 1951 (mbase ishte kaēaku i fundit) populli e mbajti me buke e kripe neper jataqe te ndryshme te kesaj ane, derisa bashke me Kamer Buhiqin iku ne Bullgari, ku jetoi nje kohe te gjate me familjen qe krijoi atje, per t`u shperngulur pastaj nga vitet shtatdhjete per ne Turqi bashk me gruan turke nga Bullgaria, tri vajza, e dy djem, ku edhe vdiq ne Eskishehir te Turqise.

Pershkak te Bajramit, dy vellezerit e tij, Sabedin e Gani Sabedini u denuan pa fam me gjashte e tre vjet burg te rende, qe i mbajten ne burgun famekeq te Nishit. Neper kazematat jugosllave, per ēeshtje kombetare, me vone u dergjen edhe shume shqiptare te tjere, siē ishin Ali Aliu, Skender Kadriu, Liman Sinani-Staneci etj. nderkaq shume sish iken jashte vendit, disa prej tyre te cileve edhe ne mergim, tere jeten ia kushtuan ēeshtjes kombetare siē ishte, fjala vjen, patrioti e intelektuali me nam Ibrahim Kelmendi nga Presheva, i cili vite me pare vdiq ne Australi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
Sponsored content





Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Empty
MesazhTitulli: Re: Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė   Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Gjurmėve tė Masakrave Serbe nė Preshevė dhe Rrethinė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars :: Diskutime tė Ndryshme :: Historia-
Kėrce tek: