Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Presheva nė disa Shkrime dhe Udhėpėrshkrime

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Presheva nė disa Shkrime dhe Udhėpėrshkrime Empty
MesazhTitulli: Presheva nė disa Shkrime dhe Udhėpėrshkrime   Presheva nė disa Shkrime dhe Udhėpėrshkrime Icon_minitime27/6/2007, 17:22

Hekurudha Vranjė-Preshevė ėshtė e hapur, sikur qė ėshtė e njohur nė pranverė tė vitit 1888. Nėpėr viset qė kalon hekurudha prej kufirit turk deri nė Shkup nuk janė aq tėrheqėse. Udhėtari, sė pari kalon nėpėr luginėn e lumit Binaē, e cila nė jug kufizohet me malin Rujan (970m). Pastaj hekurudha vazhdon nė jug, lė pas nė lindje malin Kosharnik (950m). Pastaj hekurudha vazhdon nė jug, lė pas nė lindje malin rujan, ndėrsa nė perendim Karadakun dhe mė pastaj kalon nėpėr luginen e Moravės dhe Banjkės. Mali Rujan nuk ėshtė i lartė, por Karadaku ngritet deri mė 1.593m. Mali i Karadakut ėshtė i dendur dhe nėse shikohet nga hekurudha duket shumė i gjallė dhe i bujshėm. Majet nė veri janė mė tė ulėta (1011m), ndėrsa nė jug janė mė tė larta (1552m e 1535m).

Gjatė udhėtimit u takova me arbanasė, turq, e serbė, me tė cilėt bisedova gjatė pėr kėtė vise. Tė parin qė e pyeta ishte nga Bilaēi dhe nė mesin e arbanasve, nuk ishte arbanas por fliste gjuhen shqipe. Atėherė nuk ėshtė pėr t`u ēuditur kur udhėpėrshkruesi Han thotė dhe shkruan se nė fshatin Bilaē jetonin “bullgarė” dhe “arbanasė”.

Lugina nėpėr tė cilėn kalon hekurudha Vranjė-Shkup ėshtė shumė e gjėrė. Ajo i afrohet malit nė lindje deri nė Tabanovc, ndėrsa nė perendim mbetet larg nga Karadakut. Para dite pamja e malit ėshtė shumė pjellore, por nuk punohet sa duhet. Njė bashkėudhėtarė mė tregon se kėto vise janė tė banuara me shqiptarė: Osllara, Shoshaja, Gare, Kurbali, Gruhali, Strazha, Ljojani, Vaksinca, Belanovci, Sllupēani, Opaja, Llopati, Orizare dhe Presheva.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Presheva nė disa Shkrime dhe Udhėpėrshkrime Empty
MesazhTitulli: Re: Presheva nė disa Shkrime dhe Udhėpėrshkrime   Presheva nė disa Shkrime dhe Udhėpėrshkrime Icon_minitime27/6/2007, 17:23

Nė stacionin hekurudhorė tė Preshevės mė ra nė sy se kishte mė shumė binarė dhe binarė kthyese tė hekurudhės. Si duket Porta e kishte zgjedhur stacionin e Preshevės pėr bazė nė rast tė luftės me Sėrbinė. Me ndihmn e kėsaj hekurudhe do tė mund Turqia te Presheva tė mbledhė ushtrinė kundėr Sėrbisė.

Menjėherė pas Preshevės, hekurudha kalon nėpėr ēukark, ku gjendet bifukacioni i Detit tė Zi dhe Detit Egje, edhe pse kėtė udhėtari nuk e vėren nga treni. Nė veri rrjedh Moravica kah Morava, nė realitet kah Danubi, nė jug rrjedh Banja kah Vardari nė Detin Egje.

Banorėt e ēukarkės vėrtetojnė se nė breg e qė shihet nė jug-perendim tė fshatit ishte vendosur shatori i sulltan Muratit, kur shkoi pėr nė Kosovė. Sipas udhėpėrshkruesit Han nė Tabanovc jetojn arbanasit. Udhėpershkime tė vitit1890

Presheva siē ėshtė e njohur qė nga kohėrat e vjetra ėshtė e vendbanim-qytezė. Gjithashtu edhe pas rėnies sė Preshevės nėn sundimin turk mė 1455, ajo mbetet qytezė. Mė 1489 Presheva ėshtė qendėr e vilajetit. Edhe mė vonė mbetet dhe mban funksionin e vendbanimit-qytezė, mė shumė si kasaba dhe pallankė.

Nė fundė tė shekullit XIX kazaja e Preshevės (turqisht Preshova) nė pikėpamje administrative ishte nė kuadėr tė Sanxhakut tė Prishtinės, nė pėrbėrje tė vilajetit tė Kosovės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Presheva nė disa Shkrime dhe Udhėpėrshkrime Empty
MesazhTitulli: Re: Presheva nė disa Shkrime dhe Udhėpėrshkrime   Presheva nė disa Shkrime dhe Udhėpėrshkrime Icon_minitime27/6/2007, 17:24

Nė krye tė kazasė sė Preshevės kishtė qenė kajmekami ( kryeprefekti i rrethit). Ai quhej Ihsan-Beg. Kazaja e Preshevės kishte organet e pushtetit, kuvendin (meclis), gjyqin e shkallės sė parė pėr punėt e qytetarėve, drejtoratin e financave, komisionin pėr regjistrimin e tatimit (vergi), ofiqarinė, kėshillin arsimor, filijalėn e bankės bujqėsore, shėrbimin tatimor, drejtoratin e borxheve tė pėrgjithshme, administratėn komunale, administratėn e rezhisė.

Kasaba Preshova ishte qendėr e kazasė. Qyteza kishte 3 mahalla, 600 shtėpi. Si kaza Preshova kishte 122 fshatra (kura) nė realitet 6.958 shtėpi (hane). Kazaja kishte popullatė muslimane dh tė tjerė, 22.224 meshkuj (zeker), 20.024 femra (inassi) qė gjithsej ishin 42.248 banorė.

Nė Preshovė kishte 600 shtėpi, 2 xhamia, 1 godinė shteti, 1 qendėr telegrafike e postare, 1 stacion tė policisė, 1 depo pėr dhjetėshen (osur), 1 banjo komunale publike (hamam) e tė tjerė. Nė brendi tė kazasė sė Preshovės kishte rreth 500 dyqane, disa stacione (istasyon), 1 shkollė tetėvjeēare (rusdiye), 13 xhamia, 3 xhamia tė vogla (mesxhida), nė vend ka 2 shkolla muslimane “sibjan” me 364 nxėnės dhe 4 shkolla te tjera “sibjan” me 138 nxėnes.

1. Emri Preshova sipas mendimit tė autorit vjen nga fjala turqishte qė do tė thotė: “Presh” (presh, bot. Allium porrum) dhe “ova” (fushė); fushė e preshėve. Nga Skender Rizaj, Kazaja e Preshevės gjatė viteve 1896/97.

Ardhja e ushtrisė turke nė Kosovė, sipas disa burimeve behėt nėpėr Moravė e qė e perjashton Kaēanikun. Nė rrugėn e ushtrisė turke Qustendil-Kosovė, kur pėrmendet Morava, atėherė saktė mund tė dihet marshuta e ushtrisė turke. Edhe diē tjetėr, princi Llazar nuk deshi qė ta presė ushtrinė tuke nė Kosovė, por Kosovėn dhe shtetin e vet deshi ta mbrojė diku nė mes tė Moravicės dhe Rekės sė madhe. Kėshtu gjatė viteve 1389-1454 rruga pėrgjatė Moravicės deri nė Novo Bėrdė ishte skenė e pėrleshjeve tė shpeshta tė kėtyre dy ushtrive.

Beteja e parė mė 1389 nė mes tė ushtrive, turke dhe serbe qė ishte hyrje e Betejės sė Kosovės saktė nuk dihet ku ndodhi. Mirėpo, ky vend do tė ishte diku para Moravės, nė hyrje tė luginės sė Moravicės, ndoshta aty ku nė hartėn e Shtabit gjeneral ėshtė shėnuar Kula-Han ( nė rrugėn prej Kumanovės nė Moravė) ose vetė nė luginėn e Moravicės, te Presheva, e cila pėrmendet qysh prej kohėrave tė lashta dhe pėrmendore tė ndryshme dhe nė tė cilėn edhe sot gjenden mbeturinat e jetės arkaike. Mė kėtė betėjė prej 1389 nė luginėn e Moravicės, princi Llazar humbi Anamoravėn e Vranjės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
Sponsored content





Presheva nė disa Shkrime dhe Udhėpėrshkrime Empty
MesazhTitulli: Re: Presheva nė disa Shkrime dhe Udhėpėrshkrime   Presheva nė disa Shkrime dhe Udhėpėrshkrime Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Presheva nė disa Shkrime dhe Udhėpėrshkrime
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars :: Diskutime tė Ndryshme :: Historia-
Kėrce tek: