Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars


 
ForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Interi, “perbindeshi” i 2007-es

Shko poshtë 
AutoriMesazh
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Interi, “perbindeshi” i 2007-es Empty
MesazhTitulli: Interi, “perbindeshi” i 2007-es   Interi, “perbindeshi” i 2007-es Icon_minitime27/12/2007, 20:18

As kampionet e botes nuk ia kane dale ne qellimin per te “frenuar” Interin. “Banda” e Mancinit ka “bluar” edhe lojen kuqezi, duke arritur keshtu “kuroren” e kampiones se dimrit, edhe pse dy jave perpara mbylljes se fazes se pare. Nje fakt i tille ishte verifikuar vetem dy here ne epoken e tre pikeve ne nje fitore, nje “fenomen” qe eshte verifikuar ne dy kampionatet e fundit: ne sezonin 2005﷓2006 nga Juventusi dhe sezonin e shkuar pikerisht nga zikaltrit. Te dy ekipet ne fjale arriten te siguronin titullin ne fund te kampionatit, edhe pse triumfi bardhezi u “erresua” nga skandali i “Calcipoli”﷓t, duke kaluar me pas ne tavolinen e Moratit, pas procesit te drejtesise sporitive. Titulli i dimrit ka vetem nje vlere statistike, edhe pse teper fatsjellese ne rrugen drejt “Scudetto”﷓s. Mbi te gjitha, ne kampionatet me 20 skuadra, ku kjo lidhje eshte realizuar vetem ne gjashte raste, nga tete te mundshme (Torino 1948﷓49, Juve 1949﷓50, 1951﷓52, 2004﷓05, 2005﷓06 dhe Inter 2006﷓07). Kane deshtuar vetem ne dy raste Juventusi i 1946﷓47 dhe pikerisht zikaltrit, ne 1950﷓51. Ne pergjithesi, kjo eshte e 15﷓ta here qe zikaltrit arrijne te sigurojne titullin e dimrit.

Cfare mesatare e llaftarshme: 2,48!

Nje marsh triumfues ai i kampioneve te Italise. Kete e deshmon ecuria. E jazhtezakonshme, ashtu si edhe 2007﷓ta. Ne 37ndeshje te zhvilluara duke nisur nga 13 janari (20 takimet e fundit te turneut te sezonit te shkuar dhe 17 aktualet), zikaltrit kane totalizuar plot 92 pike, 22 me shume se sa Roma, e dyta ne kete kampionat, qe ka vetem nje “lluks”: verdhekuqte jane te vetmit qe kane mundur zikaltrit ne kete vit, ne kampionat (3﷓1 ne “San Siro”, me 18 prill). Pra, plot 92 pike ne 37 ndeshje, nje mesatare 2,48 pike ne cdo 90 minuta. Askush me pare, qe kur jane ne loje tre piket, kishte arritur nje rendiment te tille, sigurisht, nese merret si i “fshire” nga kujtesa sezoni 2005 i Kapelos, te Juventusi, per skandalin e futbollit. Ne ate rast, bardhezinjte e mbyllen vitin me nje mesatare prej 2,38 (93 pike ne 39 ndeshje).

Nuk humbet qe prej 23 ndeshjesh

Interi eshte i vetmi ekip qe ne kampionat, qe nga Seria A deri ne C2, qe nuk humbet, mes me te medhenjve ne Europe, me suksesin ne derbi, zikaltrit, ka arritur te dale me pike ne 23 ndeshje rradhazi (duke mare edhe ato te sezonit te shkuar, kur ka nisur kjo ecuri). Pas humbjes se pesuar tete muaj me pare, ndaj Romes, ne “San Siro”, ka arritur 18 fitore dhe pese barazime.

Jashte fushes, 28 takime pa humbje

Edhe me e gjate “seria” pozitive ne transferte: 28 ndeshje radhazi pa humbje. Humbja fundit daton ne Empoli, me 30 prill te 2006﷓es: 0﷓1 me nje autogol te Materacit. Me pas, 20 suksese dhe tete barazime.

Dhjete fitore radhazi

Fale fitores 2﷓1 ndaj Milanit, Interi ka arritur edhe fitoren e dhjete radhazi mes kampionatit (gjashte ne Serine A), Champions League (tre) dhe Kupes se Italise (nje). Ekipi i fundit te cilin nuk ka arritur te munde eshte Juventusi, me 4 nentor ne Torino: sfida perfundoi ne barazim 1﷓1. Mancini tani eshte prane rekordit te fiksuar sezonin e shkuar kur, duke permbledhur cdo kompeticion, arriti 11 fitore radhazi. Per sa i perket kampionatit, rekordi i vendosur po nga zikaltrit, 17 fitore radhazi ne 2006﷓2007, eshte ende shume larg.

Brenda fushes, 112 gola radhazi!

Inter i papermbajtshem dhe nje “snajper” ne “San Siro”. Perpara tifozeve jo vetem qe ka mbledhur 25 pike nga 27 (tete fitore, nje barazim), por shenon vazhdimisht prej 47 ndeshjesh: 112 gola radhazi. “Thatesira” e fundit daton me 9 maj 2005: 0﷓0 me Rexhinen.

Kruzi shenon prej nente ndeshjesh

Dhe, ne temen e golave, nota e fundit i rezervohet Hulio Kruzit, qe vazhdon te shenoje me nje rregullesi mbreslenese. Ne nente ndeshjet e fundit si titullar, argjentinasi s’ka humbur asnje shans: 9 gola te realizuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.albastars.tk
 
Interi, “perbindeshi” i 2007-es
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Interi fiton derbin e qytetit dhe titullin e kampionit vjesh
» Hardware dhe Software Maj 2007
» Hardware dhe Software Dhjetor 2007

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars :: Sporti :: Futboll-
Kërce tek: