Bekam do te vendoset me kenaqesi ne sherbim te trajnerit Fabio Kapelo, pavaresisht marredhenies se tyre te veshtire tek Reali i Madridit. 32vjecari ka luajtur 99 ndeshje per Angline dhe shpreson qe te kape kuoten 100 kur luanet te luajne ne nje miqesore ndaj Zvicres ne 6 shkurt ne Wembley. Fabio eshte nje prej trajnereve me te mire qe kam njohur ndonjehere dhe shpresoj qe te jem pjese e planeve te tij, deklaroi Bekami ne nje interviste per BBC. Mendoj qe Anglia ka bere nje zgjedhje te shkelqyer. Kushdo deshiron qe te drejtohet nga nje njeri i suksesshem dhe i respektuar. Nuk ka dyshime qe Kapelo eshte i tille.
Kapelo la jashte skuadres Bekamin tek Reali i Madridit, kur ishkapiteni i Anglise vendosi te nenshkruante nje kontrate me Los Anxhelos Galaksine ne SHBA. Megjithate, Bekami arriti te rifitonte nje vend ne skuader dhe ndihmoi Realin qe te fitonte titullin kampion ne sezonin e fundit. Ka patur uljengritje ne marredhenien time me Kapelon, por ai me riktheu ne skuader dhe me dha besimin qe kisha nevoje, thote mesfushori. Pjesa e fundit e sezonit me Realin ishte e mrekullueshme dhe mendoj qe Kapelo ka shume merite ne titullin e fituar.
Italiani, i cili ka ka fituar 14 tituj me kater klube te ndryshme, u caktua zyrtarisht ne stolin e Anglise ne 14 dhjetor. Ai zevendesoi Stiv MekKlarenin, qe u shkarkua nga detyra ne nentor pasi Anglia deshtoi ne tentativat e saj per tu kualifikuar ne Euro 2008. Ne intervisten e tij te pare si trajner i luaneve, ne 7 dhjetor, 61vjecari Kapelo nuk foli qarte per te planet e tij per Bekamin. Mendoj qe Davidi kur i vendos vetes nje objektiv, e arrin ate, deklaroi Kapelo atehere. Une mendoj qe Bekami eshte nje futbollist i rendesishem per Angline dhe do ta marr parasysh seriozisht ne planet e mia.