Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kasijas: Trajneri, celsi i suksesit!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Kasijas: Trajneri, celsi i suksesit! Empty
MesazhTitulli: Kasijas: Trajneri, celsi i suksesit!   Kasijas: Trajneri, celsi i suksesit! Icon_minitime27/12/2007, 20:16

Pas fitores ne “Camp Nou” me Barcelonen, portieri i Realit te Madridit, Iker Kasijas, nuk e ka fshehur gezimin per tri piket e marra. “Njeshi” i portes madrilene nuk ka nguruar te thur elozhet e tij edhe per trajneri gjerman.

﷓ Si largoheni nga “Camp Nou”? E prisnit kete rezultat?

﷓ Jemi shume te lumtur sepse kemi marre tri pike perballe nje rivali direkt dhe shume te forte. Jane tri pike shume te rendesishme per ne dhe qe na japin mundesi te jemi me afer titullit kampion. Sezonin e kaluar, ndeshje ishte ne situata krejt te ndryshme, ne nje kohe qe ne kerkonim piket per te mbajtur gjalle shpresat per kampionat. Kete here ishte ndryshe, pasi ne kerkonim shkeputjen dhe ia arritem.

﷓ A vlen shume nga ana morale nje fitore perballe Barces?

﷓ Sigurisht qe vlen, madje shume. Per ne ishte nje fitore shume e rendesishme dhe dua te falenderoj te gjithe shoket e skuadres per ate cfare dhane ne fushen e lojes. Tani mund t’i kalojme te qete festat e fundvitit dhe mund te pushojme me mendje te fjetur.

﷓ A mund te thoni se tani jeni shume afer titullit kampion?

﷓ Nuk duhet te mendojme se kampionati ka perfunduar, ne te kundert do te ishte shume fatale per ne. Skuadra po luan me autoritet dhe ne kete faz te pare ka arritur te marre me te miren. Shtate pike para Barcelones nuk jane pak, megjithate duhet te tregohemi shume te kujdesshem. Sezoni eshte shume i gjate, ka ende shume ndeshje per te luajtur dhe hapat falas mund te na cojne ne vend te dyte. Nuk e urojme nje gje te tille, megjithate ne futboll gjithcka mund te ndodhe.

﷓ E keni pare Barcen te paqarte?

﷓ Te them te drejten, Barcelona nuk me zhgenjeu. Ata paten rastet e tyre, luajten mire, shpejt dhe me mentalitetin e duhur. Por, ne nuk i lejuam qe te shenonin dhe u treguam me te sakte ne rastet qe na u krijuan.

﷓ Cili eshte suksesi qe ky Reali po funksionon kaq mire?

﷓ E verteta eshte se po punojme shume mire ne stervitje dhe idete e Shusterit po funksionojne ashtu sic duhet. Shuster eshte nje trajner shume i mire dhe pjesa e madhe e suksesit i takon edhe teknikut. Stili qe Shuster ka perdorur ne skuader kane arritur te jene shume te suksesshme dhe ne anen tjeter, lojtaret i jane pergjigjur me gjuhen e duhur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
 
Kasijas: Trajneri, celsi i suksesit!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars :: Sporti :: Futboll-
Kėrce tek: