Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Sherri i Preshevės nė derė tė Stambollit Pjesa 1-5

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Sherri i Preshevės nė derė tė Stambollit Pjesa 1-5 Empty
MesazhTitulli: Sherri i Preshevės nė derė tė Stambollit Pjesa 1-5   Sherri i Preshevės nė derė tė Stambollit Pjesa 1-5 Icon_minitime23/7/2007, 11:57

Sherri i Preshevės nė derė tė Stambollit Pjesa 1-5


Edituar pėr herė tė fundit nga nė 23/7/2007, 12:08, edituar 3 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Sherri i Preshevės nė derė tė Stambollit Pjesa 1-5 Empty
MesazhTitulli: Sherri i Preshevės nė derė tė Stambollit 1   Sherri i Preshevės nė derė tė Stambollit Pjesa 1-5 Icon_minitime23/7/2007, 11:58

Edhe njė udhėtim ne tren. Edhe njė natė e gjatė dhe e pagjumė ėshtė pėrpara meje. Nė cdo udhėtim takoja fytyra tė reja qė zakonisht si edhe bisedat nga kėto udhėtime, harrohen lehtė. Por, jo gjithnjė.
Hyra nė kupe, qė mezi kishte njė vend tė lirė. I shikova tė gjithė me radhė m’u duk se as njėri s’ishte nga Presheva por mendoja se janė tė sojit tim.
“E lirė ėshtė?”
Mė shikuan pak si habitshėm, nuk folėn asgjė, por me kokė pohuan se ėshtė e lirė. Tanimė nuk kuptova se janė apo nuk janė shqiptar, apo janė tė pėrzier. Por me vehte mendova, si do tė qė tė jetė mė kuptuan. Vazhduam udhėtimin secili me mendimet e veta.
Rak-tak, rak-tak, ishte muzika monotone e lėvizjes sė trenit. Takti ishte i njejtė, luhatja e kupusė i gjasonte djepit qė tentonte tė na vėj nė gjumė. Monotoninė e kupesė qė ishte plot, e prishte ndonjė kollitje apo ofshamė e herė-herė ndonjė ndezje e cigarės. “Si do tė kalojė kjo rrugė e gjatė me kėta tutkuna?”, mendova pėr njė ēast dhe ktheva kokėn nga dritarja. “Mė pret tėrė nata nė kėtė kupe”. Pėr njė ēast m’u duk sikur dėgjova dic por nuk ktheva kokėn dhe vazhdova tė shikjo se s’ka ra terri i mbrėmjes. Gati nė ēdo dhjetė minuta ndonjė vend banim e afėr tij varrezat. Mė shkonte mendja, si mendja mė, herė atje e herė ku di une se ku dhe, prap ai mendimi “a kalon nata me kėta tutkuna” para se ta pėrfundoja mendimin, mė ndrėrpreu zėri:
- Pėr ku udhėton ti?
E shikova m’u duk se me mua e kishte por nuk isha i sigurt, pyeta se kėnd po e pyet.
- Ty! mė tha.
- Unė ?
- Po, po, ti! Mė tha.
- Unė shkoj nė Preshevė.
- Nė Preshevė! - Pse, nga Presheva je ti?
- Po vėlla nga Presheva.
- Mė duket se tė kam parė mė herėt, mė dukesh si i njohur, por kaherė s’jam atje e i kam harruar edhe njerėzit. Ah kurbeti cka tė bėshė idarja vėlla. Po cka tė re atje; Si ėshtė Presheva, cka bėjnė Preshevarėt…ah Presheva, Presheva.

Gati mė bomboradonte me pyetje tė shpeshta dhe tė shkurtėra, as qė arrija tė I pėrgjigjėsha e ai prap, - po si ėshtė more Presheva ?, pasa gjerėt tjerė herė shikonin njėrin e herė tjetrin ashtu si ė pa gojė e ne filluam bisedėn gjerė e gjatė pėr Preshevėn.
Pėr njė cast ndėrpreu bisedėn duke mė pyetur.
- Gati harrova, po i kujt je? – mė tha.
I tregova se biri i kujt jam.
- E ndalu! mė tha,- tash ndalu ta jap njė cigare se babėn ta kam njohur mirė.
- Ka vdekur! – i thashė.
- Si ėshtė e mundur … ka vdekur the? Pėr njė moment u ndėrpre biseda intensive qė bėnim, atij I erdhi shumė keq pėr kėtė fakt.
Pas disa castesh unė vazhdova mendimin “ se sa varreza ka napėr botė, e cdo varr ruan historinė e trupit qė pushon aty.”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Sherri i Preshevės nė derė tė Stambollit Pjesa 1-5 Empty
MesazhTitulli: Sherri i Preshevės nė derė tė Stambollit 2   Sherri i Preshevės nė derė tė Stambollit Pjesa 1-5 Icon_minitime23/7/2007, 11:59

Njė pasha duke udhėtuar me ushtrinė e vetė gjithnjė pushonte pranė varrezave sepse aty ishte mė i qetė se gjetiu, mendonte ai se edhe hijet janė mė tė mėdha ndėr varreza. Prej vendit nė vend ai thriste kryepleqtė e vendeve dhe pyeste se kush pushon nė ato varre. Dhe kėshtu njėherė urdhėroi qė tė vij kryeplaku, sa hap mbyll sytė erdhi kryeplaku…
- Mė ftuat pasha?
- Ti je kryeplaku i kėtij vendi?
- Po, pasha.
- Pa tė keq e kam, por mė interson tė dij se kush pushon nė kėto varreza? Mendonte pashai se po pati njerėz tė mirė ndėr varre, do tė ketė edhe nė fshat, po nuk pati aty njerėz tė mirė, s’ka se si tė ketė ndėr tė gjallėt.
- Si urdhėron pasha, tha kryeplaku, vetėm urdhėroni e pyetni se pėr cilin varr ju interson. Duke shetitur pashai pyeti:
- Kush pushon nė kėtė varr ?
Plaku pasi mendoi pak I tha:
- “ Rahmet I pastė shpirti pasha efendi, kėtu pushon njė njeri I mirė qė tėrė jetėn punoi, fitoi dhe ndihmoi”
- Paska qenė njėmend i mirė.
- Po pasha I mirė ka qenė.
- Dua qė t’I bėj njė dua kėtij njeriu tė mirė.
Pas pak vazhduan shetinė nėpėr varreza dhe pashai pyeti:
- Po kėtu kush pushon?
Plaku mendoi me vehte, po ku u ndale kėtu! Hė plak s’tė kujtohet, a? Jo pasha e di por cka me tė thėnė…! Thuaj lirisht, ia priti pashai – tė thashė se pa tė keq e kam.
- Po, pasha, kėtu pushon njė njerii qė tėrė jetėn e vet ka pirė, ka luajtur bixhoz dhe ka shkuar pas grave.
- Hė-Hė ti pėr kėtė gjė ngurroje tė mė tregoje.
- Po pasha.
- Po edhe ky pėr jetėn e vet sa paska jetuar paska bėrė dic, edhe kėtij t’I bėj njė dua. Pasi qė kreu duanė vazhduan shėtinė nėpėr varreza.
- Po kėtu?
- Eh pasha! Si tė them ?
- Po thuaj lirishtė he burrė.
- Si tė them, kėtu pushon njė njeri ashtu sic thonė njeri koti qė nuk I vinte as erė molle e as erė ftoi.
- Ashtu a?
- Po pasha ashtu.
- Largohuni pak. Ju tha pasha, kėta shikonin se cka bėnė pashaie plaku me habi e pyeti!
- Cka bėnė ashtu lum pasha ?
- Po e pshurri.
- Pse ?!
- Po njeriut pėr jetėn e vet duhet t’i vij njė erė, e mos i ardht as erė mollė e as erė ftoi le tė vijė erė shurre !
Kur mu kujtua kjo anekdotė sikur mė largoi nga vendi i ngjarjes dhe pėr njė moment mu kujtuan disa njerėz qė pėr momente thonė “ S’di vallahi unė kurrgjė, unė nuk merrem me politikė unė jam demokrat “
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Sherri i Preshevės nė derė tė Stambollit Pjesa 1-5 Empty
MesazhTitulli: Sherri i Preshevės nė derė tė Stambollit 3   Sherri i Preshevės nė derė tė Stambollit Pjesa 1-5 Icon_minitime23/7/2007, 12:01

- Sikur tė iku mendja diku larg? Mė ndėrpreu mendimin bashkėudhėtari im.
- Jo, jo s’di se c’tė themė, ndoshta ke tė drejtė, mė iku pak mendja nė Preshevė i thashė.
- Ashtu edhe unė kudo qė tė jem fit mė ik mendja e drejtė nė Preshevė.
Kėtė bisedė e dėgjonin edhe pasagjerėt tjerė me vėmendje, por akoma nuk dija se a kuptonin apo jo. Sipas tė gjitha gjasave edhe ata duhet tė jenė shqiptarė por nuk isha edhe aq i sigurt. Nuk m’u bė e qė tė mos kuptoj atė fakt dhe pėr njė moment thashė:
- Folni burra diē!
- Ēka tė flasim, ma priti njėri, ju dėgjojmė juve qė tėrė kohėn flisni pėr Preshevėn!
- Ke qenė ti atje?
- Jo, s’kam qenė, por duhet tė jetė e mirė ajo Presheva juaj apo jo?
- Ah! Presheva, fshau ai preshevari.
- Pėrse ofshan ore? Edhe disa orė e mbėrrinė atje, e ne duhet akoma tė vazhdojmė rrugėn.
- Po, mirė thua ti edhe disa orė, e mua s’mė pritet se jam pėrmallur.

Dhe prap njė heshtje, qė e prishte ajo muzika, rak-tak, rak-tak, dhe ndonjė fishkėllimė e trenit apo ndonjėherė shėtitja e djaloshit qė shiste kafe ose ndonjė pasagjer qė kėrkonte vend tė lirė.
Pėrderisa treni vazhdonte kilometrat e tij mėrgimtarit nuk i durohej. Hapte valixhet e shikonte me mallė sendet qė i kishte blerė pėr tė afėrmit e vet qė s’i kishte parė ka herė. Pasi kontrollonte sendet nxirrte ndonjė karamele apo ndonjė lėng dhe na ofronte tė gjithėve. Ata tė tjerėt, ishin tė lodhur dhe shpesh I merrte gjumi ndėrsa unė vazhdoja mendimet e mija e ato prap mė kthenin ku tjetėr pos nė Preshevė.
Sa kohė qė s’ka qenė ky njeri, athua si do t’i duket Presheva kėtij qė vjen pas disa vitesh, a do tė jetė mė e bukur? Dhe shumė e shumė mendime tjera.
Mė kujtohet se njė herė e pata pyetur njėrin se si ėshtė ndjenja kur nuk je njė kohė tė gjatė nė vendlindje e di se ē’mė tha “Sa herė qė mė bije ndėrmend kam dėshirė tė bėhem zog e tė vijė sė paku pėr njė ēast”, Mendja mė shkonte te kėta tjerėt qė s’kanė qenė, si e mendojnė vendin tonė qė ne aq shumė e duam? Cila ėshtė ajo magji me tė cilėn Presheva na tėrheq aq shumė. Sa vende tė bukura pashė nėpėr botė por s’m’u bė tė ndalem.
Derisa treni bėnte rrugėn e vet nga njėherė si vjedhurazi e shikoja atė njeri pak a shumė tė shtyer nė moshė, por qė dukej edhe mė i vjetėr. Vėrragėt e gurbetit ia kishin shtuar edhe mė shumė rrudhat nė fytyrė. Disa herė gjatė sodisjes e vėreja se mundohej tė flinte por ishte shumė evidente se ai nuk mund tė flinte deri nė stacionin e fundit sepse kishte shumė emocione. Shtihesha sikur po flija sepse ishte e sigurt se po mė pa duke e shikuar do tė mė pyeste diē. Nuk i ikja bisedės me tė, por skisha ndonjė njohuri tė duhur pėr tė, e kjo ishte shkaku qė t’I ikja ndonjė bisede edhe mė tė ēiltėr. Zakonisht duhet pasur kujdes se ku dhe me kė po bisedon. Bisedat e rastit me persona tė panjohur mund tė keqpėrdoren, kėtė gjė e respektoj. U mundova disi t'i shmangem mendimeve tė tilla. Ktheva kokėn nga dritarja dhe vėreva se diku-diku kishin filluar tė ndizen dritat. Mendova, tash fillon ajo m’ė e keqja, sepse duhet kaluar natėn vet i gjashti, secili me emocione tė ndrsyhme. Ai, e kam fjalėn pėr preshevarin, si do ta kaloj edhe njė natė pa mė tė afėrmit e vet. Unė pėr vete mendoja se si do tė kalojė kjo natė pa gjum e me lodhje sepse kėto netė nuk ishin tė rralla, e ku ta dishė se ēfarė mendonin tė tjerėt. Derisa mendoja ashtu, njėri pyeti shokėt e vet.
- A keni uri se unė do tė ha pak?!
- Koha ėshtė pėr tė ngrėnė, ia priti tjetri.
Pasi qė terri kishte rėnė dhe nė kope mezi shihej, njėri prej tyre kėrkoi pėr tė ndezė dritėn.
- Sigursiht nuk do t’ju pengoj?
- As se si, foli preshevari I cili mezi priste tė bisedonte me dikė pėr t’i kaluar nata sa mė shpejtė.
Ata tė katėrtit si duket ishin tė njė vendi dhe njiheshin mirė mes veti. Hapėn ēantat, nxorrėn gjithēka qė kishin pėrgaditur pėr tė ngrėnė.
- Bujrun, tha njėri.
-Vetėm vazhdoni ju bėftė mirė.
- Buka ska mbarre.
- Jo, jo s’kam uri, hėngra pak para, ju bėftė mirė.

Ktheva kokėn nga dritarja qė tė munden tė hanė lirisht dhe m;u kujtua njė e thėnė e babės “si keni ju preshevarėt, thoni, hamė sa s’ka ardhur dikush, e ne nė Shkodėr themi, tė presim dhe pak mos po vje dikush” tė dyja kėto e kan kuptimin e vet.
Duke shikuar pashė njė kala. Ēdo vend ka njė histori, ēdo kala ka njė emėr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Sherri i Preshevės nė derė tė Stambollit Pjesa 1-5 Empty
MesazhTitulli: Sherri i Preshevės nė derė tė Stambollit 4   Sherri i Preshevės nė derė tė Stambollit Pjesa 1-5 Icon_minitime23/7/2007, 12:03

Atje lartė mbi Preshevė, qėndron si cup kalaja qė gati dhėmbi i kohės e shkatėrroi tėrėsisht. E shkreta, gati po shkatėrrohet e kėtu askush s’di tė tregoj se kur dhe kush e ndėrtoi.
Si fėmijė shkonim shpesh atje, loznim me shpata tė drurit e na dukej vetja si heronjė tė filmave. Sa kohė qė s’kam qenė atje! Nė rrėzė tė kalasė nėn dhe, gjenden gėrmadhat qe i gjasojnė mureve e njerėzit dinė tė thonė se kėtu kanė jetuar ulpianasit apo dardanėt. Pėr kėtė, s’ka ndonjė shenim ekzakt sepse gjithēka qė gjendej aty ėshtė si dėshmi e kohės kryesisht ekzemplar unikat, i morėn tė tjerėt e nuk i dihet as qoku e as rroboku. E gjithė ajo qė e rrethon atė lokalitet ka qenė shumė romantike. Dikur ishin mbi 20 mullinj uji, pyelli qė e rrethonte, shpezėt dhe gjithė ajo qė e krijoi natyra, vend pėr tė dashuruar apo jo? E si ėshtė e mundur tė mos impresionoheshin poetėt Preshever me gjithė atė bukuri natyrore. Aspak nuk befasohem se si Mirkoja krijoi “Arbėr vitaen”, e si mos ta bėnte kur pjesėn mė tė mirė tė jetės e kaloi aty. Sa herė qė kam ndenjur me mikun timn tė madh e qė mė quante “vėllau i vogėl”. S’kishte se si mos tė pyeste pėr mullinjtė e Preshevės. Pėr kėtė lokalitet ėshtė shkruar shumė. Shkroi “Dani”, siēe quanin preshevarėt ramadan rexhepin, ka shkruar edhe Qerim Arifi (poet), por prap se prap ky lokalitet me xhelozi tė madhe ruan “msheftėsitė”. Kryesisht gati ēdo preshevar dikur ka pasur ndonjė episod dashurie “te mullit” sepse ishte vend ideal pėr dashuri.Takimet zakonisht bėheshin tė fshehta, por, prapseprap sytė e fėmijėve tė lagjes sė “kozarit” qė tėrė ditėn e kalonin atje, regjistronin gati ēdo gjė, por skan folur shumė pėr ato takime sepse janė frikėsuar se po tė flasin ato do tė ndalen e ata pastaj do tė mbesin pa I parė ato skena idilike – ndonjė puthje tinėz apo ledhatim flokėsh. Ēiftat janė shpėrndarė shpejt nga frika se mos po I sheh dikush, ndėrsa fėmijėt kanė folur me orė tė tėra se si ia preki dorėn apo flokun, …, sigursiht se kėta tė dy duhen, ndėrsa ndonjė adoleshent edhe ka masturbuar.
Ky vend i ka pėlqyer tė gjithėve.
Sa herė qė shkoj me ndonjė shok atje, s’ka se si mos tė mė kujtohet aga “F” ai berberi I vjetėr qė shpeshherė mbas mnbrėmjes pinte ndonjė gotė raki dhe ashtu si nė ndonjė refren kėnge thoshte:
- Se di ti agės shka osht zori!
Pėrshtypja e parė ka qenė se si ai qanė hallin e vet, sepse ishte plakur e berberhanja nuk I punonte mirė.
- Do tė bėhet mirė o aga “F”.
- Po, do tė bėhet mirė se s’bėn agės, po ama ti nuk e di se ēka ėshtė zori.
E vazhdonte ai prap me tė veten, por nuk e kishte zakon tė fliste shumė.
Ishte nė peshė tė madhe, ngrinte gotėn ashtu ngadalė, mezi fliste ndonjė fjalė por asaj “se nuke di se ēka ėshte zori” nuk I ndahej. Vendosa njė herė ta pyesja se pėr ēka e ka fjalėn?
- Mos ndoshta tė duhet ndonjė ndihmė pėr kėtė zor?
- Jo ore ēfarė ndihme mua, e kam kullotur unė timenm sa pėr ndonjė raki delm e pėr nipin ka e duhet tė bėhet se s’bėn.
- Unė mendova ashtu sepse ti vazhdimisht e pėrmend atė tėnden se nuk e din ti se ēka ėshtė zori e thashė! Ndoshta mos tė duhet ndihmė.
- Nuk e din, po ēka kujtove ti?
Kjo qė mė tha mė iritoi edhe mė tepėr por, tani nuk desha ta ngacmoj qė tė flas, mendova ndoshta do tė flet vet, ashtu edhe ndodhi, vėrejta se kishte nevojė tė rrėfehej pėr atė se ēka I kishte ndodhur e pėr tė cilėn unė nuk pandehja fare. Mendoi mjaft gjatė dhe filloi:
- Gjithkush ka kapėrcye ktupari biro. N’vaktin e bugarit, ni dit, ni starshi bugar erdh n’berberhonėn teme edhe me zo t’nalt m’tha – “merri aletėt edhe hajde me mue”! M’lishun komt. E ēarshija si ēarshija, sa ora e ēitėn fjalėn se e mshelėn “F”. Nona dhe gruja ishin bo shum merak, ama s’kan pas shka me bo. Tu m’ēue mue te nalt u mundoshna m’I kallxue dove me isharet, ama kurēysh s’mujshna. Ment m’shkojshin kamos, ama ni pun e dishan sagllam se e pat puna jeme. Une pėrpara a ja nja dy tre hapa mas mue. Tu shkue te nalt ju nxhit edhe gruja vet se edhe ato e njifshna se I patna pa bashk. Nuk guxojshna aga me kshyr as n’gjatht as n’shmajt. Ata ndėrmet veti bojshin muhabet dishka ama une s’un I ndishna se kapak dishna bugarisht. Ka mos m’shkojke mendja… ku po m’ēon?, athue… ky me mbyt sagllam, ama gruja shka pi duhėt. Po aletėt e berberit pse m’shtini mi mar.
Grujėn e kishke hyri, dy here syt mos me mujt me ja lishue. Ment m’shkojshin, athu mos m’ka pėrzi me dikond, se sagllam e dishna se ksaj grue s’i kom fol kurr… e ku me guxue me fol se… m’paska ndrrue me dikond. Ka ni her dojshna m’I fol dishka aj, m’kshyrke edhe bugarisht m’thojke hec. Mendja m’shkojke se vallahi kjo gruja si hyri veē ka me m’pshtu. Hec e hec e mrrinėm te ulla mullive – ndashta s’ja ka mar maca mend e ditėn drek me m’vra, shka me bo, n’dor t’zotit, net bohėt shka t’bohėt.
U ndal pak si u mbush mė frymė, ngriti gotėn e rakisė me atė dorėn e trashė qė mezi mbante atė gotė tė vogėl, pasi e piu dhe fshiu buzėt e trasha e tha:
- Raki shum e mir, une ja pi, ja s’pi hiē.
Mendova, harroi tash ku mbeti, derisa une mendova ashtu ai, vazhdoi:
- Ulla deri te mullini mu dok sa ni ymėr. Veē sa hinėm n’at gurin e mall ēi mlojke jazin e mullinit e m’tha ndalu ēitu, u ndalėm krejt!, ai hini mrenda n’mulli foli dishka me at mullinxhijėn, u ndike zoni,mas pak dul. Shka ka ky njeri be, mendojshna ama me fol s’guzojsha kurxho. Guri mullinit bojke bajagi poter, n’tona ont bari te gujt, kurkund njeri I xhall, kush guxojke nat vakt me dal pi atynve. Ka ni mende m’shkojke me ik, ama mendojshna ani mos pu bohėt ma keē. Dikur e pa edhe aj se po tutna e m’tha: “Kshyre usta s’ka met bo vaki kurxho po se preve, po bone e preve t’shkoj kryja ty a more vesh?” Vallahi s’mora vesh kurxho se shka pu do me m’thon, veē kur e pash at bugarkėn ēi pu dishėt, e u desh ēyshe ka bo nana vet, pasha zotin kur e pash veē sa s’m’ra t’ballaist”.
Derisa plaku po fliste pėr rastin e vet, pėr njė moment m’u kujtua “H” qė njėherė e kishte parė “L” nė atė gjendje dhe iu kishte dashur gati njė orė pėr tė ardhur nė vete.
Derisa unė bėja njė ekskursion tė vogėl me mend plaku sikur kuptoi mosprezencen time e mė tha “A po ngon ti a jo?”
- Po bile mė intereson shumė tė di se cka ndodhi mė pas.
- “ Shka ndodhi a? Kur t’mu zyr aj bugari shka pu kshyr si quran a ske pa kurr gru cullak a?
- Po ti ē’bėre?
- Un a ? , u habita I thash shka me bo un shti?
- Me rrujt bre hajvan, po shka kujtove ti me bo?!
Ēysh me rrujt kur une deri nat dakik s’kisha rrujt nat vend, pe di ti mo se ku… Ja nisa me i bo haletėt hazėr ama durt mu dridhshin si thupėr, u mundoshna mi ndal diēysh e ato mu dridhshin edhe ma shum. E ku mus mu tu dridh pėrpara gruja cullak e leje at, po ama hyri a? Ni mende m’shkojke mi pre durt me brisk t’berberit, pse spu ndalėn po pu dridhėn si mi pas rrok struja. Zemra m’rreke ēaē fort sa mu dokke ēi pu do me dal pėrjashta, e mu dokke se edhe ajo pe ndin tu rre. Ajo m’kshyrke n’drita t’synit e gajle se kishke. E bona zemrėn guri, e thash t’ja nisi, ama ēysh me ja nis ama, e t’mu pėrzi puna krejt, ka me ja nis, shti une duhet me prek. Mendja m’thojke ka me m’lishu shpyrti, ama kur e kshyrshna at bugarin nimij t’tutme m’hishin n’bark. Pe di ti mo puna u pėrzi kejt, shka me t’kallxue ligėt mė shkojshin zhag si murēės kur jitke pa buk”. U ndal pak piu rakinė qė e kishte mbetur nė fund tė gotės, ofshau thellė e tha:
- E be gjal se di ti shka osht zori”.
Me vėmendje tė madhe e dėgjova agėn “F” gati e regjistrova atė storje qė pėr tė me tė vėrtetė ishte aq e pėrzier sepse pėr momentin kishte emocione erotike edhe frikė.
Derisa ai fliste pėr atė vend tė bukur dhe aq romantik, m’u kujtua se tani mu aty gati s’ka asgjė dhe as qė shkon dikush atje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Sherri i Preshevės nė derė tė Stambollit Pjesa 1-5 Empty
MesazhTitulli: Sherri i Preshevės nė derė tė Stambollit 5   Sherri i Preshevės nė derė tė Stambollit Pjesa 1-5 Icon_minitime23/7/2007, 12:04

Fiju-fiju u dėgjua fishkėllima e trenit dhe pėr njė moment gėėėrrrr, gėėėrrrr, furishėm u ndal dhe na bėri tė gjithėve sipas inercionit tė lėviznim nga vendet. Atyre tė katėrve qė hanin, ushqimi gati iu ra I tėri nėpėr dysheme bile edhe disa sende nėpėr prehėrat tanė, gati sa s’u bėmė “helaē”
- E ē’ėshtė kjo?!
- U ndal.
- Po, po u ndal, po pse u ndal se?
- Ku do tė jemi vallė? – nuk shihet asgjė.
- Mos jemi nė ndonjė tunel?
- Jo, jo mos keni frikė se tunel nuk ėshtė, ja ku shihen disa drita mė larg.

Tė gjithė filluan diē tė pyesin dhe diē tė flisnin si me panikė. Por panika s’na kaploi vetėm neve por edhe tė tjerėt qė ishin nėpėr kupetė e vagonit. Bėnin pyetje tė njėjta. Ishte e qartė se edhe vendasi im ishte shumė I shqetėsuar gjė qė kuptohej lehtė sipas lėvizjeve qė bėnte, hapi derėn doli nė korridor dhe filloi tė pyes, se ē’ndodhi kėshtu por askush s’dinte nė fakt se ē’kishte ndodhur, pas pak u kthye nė kupe.
- Ja na gjeti tani edhe kjo, askush s’di kurrgjė se ēka ndodhi.
- Mos u merakos – I thashė, - unė udhėtoj shpesh dhe kėto gjėra gati janė tė zakonshme.
- Si ėshtė e mundur tė jetė e zakonshme, e di ti se atje, nė perėndim, trenat nuk vonohen.
- Por ja qė vėllaēko tani je nė Ballkan, ndeze njė cigare, qetėsohu se edhe kjo punė rregullohet.
- Mirė e ke mė tha.

Ndezi cigaren. Thithte tymin e duhanit, ashtu saqė kisha pėrshtypjen se donte tė pėrbinte edhe cigaren. Vėrehej qartė se ishte shumė nervoz. Derisa ne po bisedonim pėr vonesėn, kėta tė katėrtit pastruan kupenė, futėn sendet nėpėr vendet e veta, sikur u rehatuan.
- Ju past bėrė mirė.
- Na falni se ju bėmė “pak tollovaj ene juve”, por ēt’i bėshė kėshtu e ka jeta, punojmė gjithēka pėr tė siguruar diē edhe pėr fėmijėt.
- Edhe ju punoni nė perėndim?
- “Nouk, nouk nuk ina n’perėndijm!” sikur s’deshi tė tregoj se ku punojnė, e kuptova shqetėsimin e tij
- Jeni nga Tetova sa mė duket, sigurisht ėmbėltorist?
- Jemi nga malet e Sharrit.
- Ēe sa kohė s’keni qenė nė shtėpi?
- Eh vėllaēko edhe ne sikur tė jemi nė perėndim, edhe kėsaj I thonė gurbet, njėherė nė vit, disa ditė nė shtėpi dhe prao pas bukės.

Derisa bisedonim kėshtu mes vete sa pėr tė shkurtuar pritjen, nė korridor kalonin njerėzit andej e kėndej duke pyetur bile dikush prognozonte kohėn se kur duhet tė nisemi. Dikush thoshte edhe gjysėm e dikush edhe njė orė. Disa qė ishin mė pesimist thonin se tėrė natėn do ta kalonim kėtu, sikur tė ishin tė sigurt nė atė qė thoshin. Nė moment u hap dera, hyri njė njeri goxha I madh e me vete kishte dy a tre beta pas tij, pasi qė na shikuan tė gjithėve me rradhė njėri prej atyre foli. – “Mos doni ta provoni fatin?” Kėta tė Sharrit kthyen kokėn me njė anė, ndėrsa preshevari sikur u kėndell, donte ta provoj fatin. Mezi arrita disi me mimikė t’I bėj me dije qė tė mos luaj, sepse e dija se ėshtė me sherr. Pasi kuptuan se kėtu , ndėr ne nuk kishte lojtar pėr ta, paksa nervoz dolėn nga kupeja, duke murmuritur diē nė gjuhėn e tyre edhe bila na shanė pse nuk patėn sukses tė na futnin nė lojėn e tyre.
- Pse s’mė le, ndoshta kisha fituar?
- "Ah preshevar, preshevar, thashė me vete" - si more don tė fitosh?

- Ku e din ti, komar i thonė kėsaj.
Derisa foli kėto fjalė, pėr njė moment mė ktheu fėmijėrinė time nė Preshevė.
Preshevarėt e kanė nė gjak komarin, kur bėhen tre mezi presin tė vijė i katėrti pėr tė lidhur “horėn”, siē thonė zakonisht pėr “zholin” apo “pishpirikun”. “A rrihėt n’kafe pa lujtėn”, po nuk lujte letra atėherė duhet biseduar, po fillon biseda e morėm ndokend nėpėr gojė. Kjo ėshtė motoja se pse duhet luajtur letra se s’bėnė. Por prapa kėsaj fshihet edhe diēka qė nuk duan ta pranojnė. Ėshtė njė zakon I mbrapshtė ai qė ulet I pari nė fund duhet tė paguaj tavolinėn.
Njė ditė njėri mė pyeti: “pse bre tė luaj a nuk bėnė qė tė rrimė e tė bisedojmė?”.
- Nuk bėnė se nuk mundem tė rri ashtu kot nasi koti, nė gjak e kam kėtė punė dhe fund, ia priti tjetri si nga pushka dhe kėshtu filloi dialogu i tyre.
- Si ashtu e ke komarin nė gjak?
Ashtu, kur kam qenė I vogėl nėna ime mezi gjente pullat pėr kėmishat qė tereshin sepse po sa vendosej kėmisha pėr t’u terur pas larjes, shkonin pullat si mos me pas qenė.
- Si ashtu, e pse tė duheshin pullat?
- Luanim njė lojė me pulla “gjashtė nė gropė”. Kėshtu vėlla e filluam kumarin ne. E ishin disa pulla oficerėsh amerikan I quanin “amerikanka”. Ato vlenin sa dy tonat, kush fitonte ato pulla pėr atė ditė ishte fitues.

Se e kanė nė gjak kėtė e di edhe vet, derisa ata po bisedonin pėr ato pullat amerikane e pėr gjashtė nė gropė mendja si mendje, iku e mu kujtua “havllaxhija – Qaza”. Si e quanin kėtu ėmbėltoren. Edhe aty mė kujtohej luhej kumari, e sidomos edhe gjatė muajit tė Ramazanit. Pas iftarit, mbushej ai lokali I vogėl, plot e pėrplot, nė fillim pinin nga njė bozė apo salep dhe ashtu ngadalė fillonin provokimet.
- “Mė dhemb barku!” Do tė fillonte ndonjėri nga ata, qė njė natė mė parė kishte fituar. Ndonjėri nga shokėt e tij e pyeste:
- Pse?, pėr t’I dhėnė shkas qė ky tė fillonte tė lavdėrohej.
- Si bre s’t vjen mbarre me vet, po a s’i hongrėm prom dhet kuti llokuma?
- Po vallahi ki t’drejt ja me t’dhimt barki ja mu trenue. Ia priste tjetri.

Derisa kėta bisedonin kėshtu humbėsi I njė nate mė parė mbushej e mbushej dhe mezi priste qė tė filloj loja, por sa pėr tė mbajtur tensionin hudhte ndonjė fjalė “hajt hajt se ka me t’dal pėr hunde”
- Ndashta ken me m’dal pėr hunde veē jam msue keq, e s’mė ze gjumi pa e shtie ka njė llokum n’goj, fajėt i ka usta Qaza qė I bėn tė mirė, mos pyt, bile pas cigares pe ndreēin gojėn.
- Ruju ti mos ta prishin gojėn, ndėrhynte humbėsi.
- Po ore vlla ja e ndreēin ja e prishin provoje, zakonisht kėshtu fillonte loja fjalėsh, e ndėrkohė Qaza fėrkonte ato duart e trasha qė herė herė I fshinte pėr kanavec i cili gati e kishte humbur ngjyrėn e bardhė. Pasiqė ndonjėri nga lojtarėt e humbte durimin, bėrtiste.
- Qazo a ki llokuma a jo?.
- Sa tė doni, pėr juve i kam bėrė,
fliste Qazoja me theks paksa tė vjetėr. Tregonte kutitė e llokumeve qė ishin sa njė pako cigaresh e brenda kishte pesė apo gjashtė llokume.
- Unė them se nė kėtė kuti janė ēift, duke luajtur me kuti afėr veshit, thoshte I pari. Tjetri e merrte po atė kuti e tundte si ndonjė ekspert i rangut tė kartė dhe mendohej pak…, “unė them se janė tek.., po po tek, kush do tė lidhet e ēelim”. Zakonisht pas pak kohėsh dikush a pranonte provokimin dhe kėshtu fillonte lufta, ēift-tek, ēift-tek, hapeshin kutitė, numėroheshin llokumet, herė njė kuti nė tė djathtė e herė tjetra nė tė majtė, e Qazoja fėrkonte duart dhe binte kutitė e reja, dikush gėzohej e dikush edhe hidhėrohej, por njė gjė dihej se Qazoja kishte fitim tė majmė. Lojėn e ndėrprente zhurma e daullės pėr fundin e imsakut. Humbėsi bėnte pagesėn dhe ikte si vetėtima. Ndėrsa fituesi sipas njė rregulle rrinte edhe pak pėr t’u marrė vesh me Qazon, e pėr t’ia kthyer pakot e fituara. Qazoja mirrte kutitė sepse tė nesėrmen i shiste tė njetat, e ndoshta fshihej edhe borxhi I tefterit. Tė gjithė e dinin se nė kėtė lojė vetėm Qazoja fitonte, por luanin e luanin. Kur I thoshte dikush se kjo qė bėni ėshte kumar siē i thonė preshevarėt bixhozit, ai kėrcente nga vendi, “ēfarė komari bre, kjo ėshtė loj, poe kalojmė kohėn”.
Tė gjitha stinėt e vitit kishin lojrat e veta.
Gjatė verės luanin ndryshe, ajo lojė bėhej me bostan. Prodhuesit e bostanit binin bostanin me qerre, zakonisht vendoseshin afėr tregut tė qytetit. Sa ēel e mshel sytė afroheshin njerėzit, bėnin pyetjet e zakonshme: “a ėshtė I mirė”, “sa kushton kilogrami”, “a shitet me copė ???”.
- Si doni unė e kam pėr ta shitur, pėrgjigjej pronari I cili donte tė shkonte sa mė parė nė shtėpi.
Deri sa zhvillohej biseda, grumbulloheshin njerėzit e atėherė do tė ndėrhynte dikush.
- ēka po e lodhni njeriun, ky e ka pėr ta shitur nė daē me copa e nė daē me kerr, si tė doni ja ku e keni …
- Mirė e ka njeriu, unė e kam pėr ta shitur, se kam ndėrmend me fal, malli im ėshtė. Si tė doni ja ku mė keni, hipni nė kerr zgjidhni.

Kėshtu fillonte rituali I lojės. Bėheshin dy me dy sepse kėshtu ishte edhe mė lehtė pėr humbje. Pasi qė zgjidheshin partnerėt e lojės, njėri do t’I thoshte tjetrit:
- Hyp ti e zgjidhe.
- Jo, jo hyp ti,
kėshtu bėheshin pazarllėqet se kush do tė bėj zgjedhjen e bostanit. Pasi qė njėri mblidhte forcė, me njė krenari hypte mbi kerr dhe fillonte tė ndaj pesė a gjashtė copė dhe thoshte kėto janė tė kuqe e kėto tė verdha. Pastaj rradha I mbetej palės tjetėr tė bėnte zgjedhjen e bostanit. Shpeshėherė dakordoheshin dhe prapė zgjedhnin copė tjera deri sa njėri tė kontestonte ngjyrėn dhe tė filloj, “kjo ėshtė e kuqe” ndėrhynte tjetri “S’ka mundėsi, kjo ėshtė e verdhė” tė gjithė e dinin se tani kėtė punė do ta ndaj “brisku”.
- Pasi qė garanton se ėshtė e verdhė, ja ku e ke thikėn e preje.
- Jo, prej ti, se unė po them se ėshte e verdhė
!
Merrte briskun nė dorė, vėnte shalqirin mbi gjunjė dhe mendohej derisa ndonjėri prej atyre shikuesve tė shumtė nuk I bėrtiste.
- “Hajde de mė, ēka po frikėsohesh, a shtėpinė po e humbė”? ndėrsa ky pak nga inati e pak nga krenaria se kishte garantuar I fuste briskun e nėse ia kishte qėlluar.
- Ēka ju thashė a ėshtė kėshtu?
Po qė se nuk ia kishte qėlluar atėherė arsyetohej “He bre nėnėn e nėnės, dje e preva njė si ky e doli I verdhė e ky mė mashtroi”. Publiku ishte zakonisht I ndarė sipas simpative ndaj lojtarėve reagonin me gjysmė zėri “a e hėngri” si do qė tė jetė njėri fitonte e tjetri humbte kėshtu edhe pronari shkonte mė herėt nė shtėpi sepse edhe bostani shitej kėshtu mė shpejtė.
Nė Preshevė luhet e ēka nuk luhet. Luhen tė gjitha lojrat qė I mendoni njeriu: tablla, shahu, biliardo, gjithēka luhet por ama mė sė shumti nė qef I kanė letrat. Ata qė merren me shitjen e letrave tė lojės, kanė profit tė mirė sepse ska shtėpi qė s’ka sė paku njė palė letra. Luhet nganjėherė nė shtėpi edhe me ndonjė litėr bozė apo fruta, por loja kryesore bėhet nė kafehane atu luhet nė shtatėshe, pishpirik, lidhės por mė sė shumti preferohet zholi. Nė kafehane vallahi luhet nganjėherė edhe me ndonjė dinar, ashtu pėr lezet jo pėr ndonjė “fitim” por vetėm e vetėm tė bėhet loja mė interesante. Nganjėherė thonė “ mos tė jet kot edhe me nga njė bajgė” siē ka thonė Boriēi, loja duhet me pas emrin e vet.
Lojrat qė luhen nuk kanė rregulla tė shkruara por tė gjithė I dijnė ato. Ngjanjėherė bėhet edhe ndonjė zėnkė e vogėl e nuk thotė populli kot “e kojtmja t’koritė “, por pėr atė janė ata qė rrijnė anash, menjėherė ndėrhyjnė ndonjėri dhe kryhet muhabeti.
Sipas njė kronologjie duket se zholi ka ardhur I fundit nė Preshevė, por si duket I ka pėrfituar simpatitė e lojtarėve. Gjatė lojės shpėshėherė mund tė dėgjosh se ky, apo ai, na qenka nga ata lojtarėt e vjetėr e bile bile paska me agėn “S”. ēdo njėri nga lojtarėt e vjetėr e ka nga njė letėr me tė cilėn karakterizohet, si psh, dhjetėsha karo na qenka letra e “I. Llullės:”, paska deklaruar njėherė se pėr atė letėr dy ditė lavron gratis. Merre me mend ka edhe aso teorishė, qė mund tė shkruhen lirisht edhe si ligje, fjala vjen, teoria e Dasės na qenka “ajo letėr qė tė duhet njė dorė mė herėt, zakonisht tė vjen njė dorė mė pas”, apo ajo e Dilēės se: “ai qė humb lojėn zakonisht nė fund I pėrzien letrat”
Po bėri vaki tė zihen duke luajtur letra ndodhė qė nė dasėm tė mikut tė mos shkoj. Ka raste qė i kanė mbetur tė gjorit edhe biletat e teatrit nė xhep. E sa pėr atė se mbahen tubim i qytetarėve ku zgjidhet kryetqari i bashkėsisė lokale, mos tė flasim.
Njė grua e martuar nė Preshevė paska pyetur njėherė “ēfarė zakoni moj motėr paskan?, ēdo ditė po zihen nė kafe”. Po ėshtė e saktė se me tė vėrtetė zihen e zihen e shpeshherė shkojnė orėt e hershme nė shtėpitė e tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
Sponsored content





Sherri i Preshevės nė derė tė Stambollit Pjesa 1-5 Empty
MesazhTitulli: Re: Sherri i Preshevės nė derė tė Stambollit Pjesa 1-5   Sherri i Preshevės nė derė tė Stambollit Pjesa 1-5 Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Sherri i Preshevės nė derė tė Stambollit Pjesa 1-5
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars :: Diskutime tė Ndryshme :: Historia-
Kėrce tek: