Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Sami Frasheri

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AlbaK|ng
Administrator
AlbaK|ng


Numri i postimeve : 426
Registration date : 17/03/2007

Sami Frasheri Empty
MesazhTitulli: Sami Frasheri   Sami Frasheri Icon_minitime8/7/2007, 20:48

Ishte rilindės i shquar, ideolog kryesor i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist.
Nė literaturėn e huaj ėshtė njohur me emrin Shemsedin Sami. Lindi nė Frashėr tė Pėrmetit mė 1 qershor 1850. mėsimet e para i mori nė fshatin e tij. Kreu shkollėn e mesme greke Zosiema tė Janinės ku pėrveē kulturės sė pėrgjithshme, pėrvetsoi edhe disa gjuhė tė huaja.
Mė 1872 u vendos nė Stamboll ku zhvilloi njė veprimtari tė gjėrė patriotike pėr ēlirimin dhe bashkimin kombėtar tė popullit shqiptar dhe bashkėpunoi me pėrfaqėsuesut mė pėrparimtarė tė lėvizjes demokratike turke. Ishre ndėr organizatorėt kryesor tė “ Komitetit Qendror pėr mbrjtjen e tė drejtave tė kombėsisė shqiptare dhe u zgjodh kryetar i “ Shoqėrisė sė tė shtypurit shkronja shqip” ( 1879).
Samiu drejtoi revistat e para nė gjuhėn shqipe “Drita” dhe pastaj “ Dituria” (Stamboll, 1884- 1885), ku shkroi njė varg artikujsh.
Pėr nevojat e shkollės shqipe hartoi librat „ Abetare e gjuhės shqipe (1886)”, “Shkronjtore e gjuhės shqipe” (gramatika, 1886) dhe (Dheshkronjė) ( Gjeografia, 1888). Sami Frashėri shkroi gjitthashtu librin “ Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhet?”, botuar nė Bukuresht mė 1899 pa emėr autori. Ky libėr u bė manifestim i Rilindjes Kombėtare Shqiptare, vepra qė sintetizoi programin e lėvizjes, strategjinė dhe traktatin e saj.
Hartoi dhe njė fjalor tė gjuhės shqipe qė mbeti I pabotuar, la gjithashtu nė dorėshkrim njė pėrmbledhje kėngėsh popullore shqiptare.
Ēėshtjen shqiptare e mbrojti dhe nė organet e ndryshme tė shtypit qė drejtoi, sidomos nė gazetėn turke “ Terxhuman-i Shark” ( Interpretimi i Lindjes). Ėshtė autor i 57 veprave nė gjuhėn shqipe, turke dhe arabe, duke pėrfshirė kėtu edhe gazetat qė i drejtoi.
Ėshtė autor i fjalorit normative tė gjuhės turke ( kamus-i turki 1901) i cili pėrmban mbi 40 mijė fjalė e shprehje gjuhėsore. Samiu ėshtė edhe autor i disa fjalorėve dy gjuhėsh frengjisht- turqisht, turqisht- frengjisht dhe arabisht- turqisht- turqisht.
Vepra madhore e tij nė gjuhėn turke ėshtė enciklopedia “ Kamus- ul alam” (1900) nė 6 vėllime, ku Samiu I jep njė vend tė dukshėm botės shqiptare dhe fugur- rave tė rėndėsishme qė ka nxjerrė populli shqiptar gjatė historisė sė tij.
Si shkrimtar, Samiu shkroi nė gjuhėn turke drama e romane. Pėr veprimtarinė patriotike dhe pėr frymėn pėrparimtare qė pėrshkronte veprat e tij, Porta e Lartė e ndoqi dhe e persekutoi Samiun duke e internuar e izoluar. Vitet e fundit atij i qe ndaluar tė dilte nga shtėpia.
Vdiq nė Stamboll mė 1904.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albastars.tk
 
Sami Frasheri
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Abdyl Frasheri
» Naim Frasheri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir se erdhet ne Forumin AlbaStars :: Diskutime tė Ndryshme :: Biografia-
Kėrce tek: